Posta

September 17, 2016 | 7:22

Si ta fitoj të dashurin?

E nderuara psikologe, do të doja të ndaja me ju situatën që më ka ndodhur me të fejuarin. Jemi bashkë prej 10 vitesh. Kemi ndarë shumë gjëra të bukura bashkë. Nuk e kuptoj, por duket sikur s’e kemi më atë raport si më parë mes nesh. E vërtetë është që në jetën e përditshme bëjmë shumë gjëra bashkë, ama ka raste kur ai nuk më merr shpesh në telefon si më parë, nuk më thotë të dua, pasioni s’është më si dikur… pas pak muajsh kemi lënë dhe dasmën. Dua shumë të më kthehen emocionet e para dhe të mos zhgënjehem?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Dhjetë vjet marrëdhënie është një bekim i madh. Sigurisht që ju të dy nuk jeni më të njëjtët persona, keni ndryshuar dhe vlen t’i shikoni së bashku këto ndryshime. Vështirësia dhe gabimi më i madh në një marrëdhënie, është të konstatosh diçka, të mendosh se e dëshiron të jetë ndryshe dhe të mos e kërkosh, ose më saktë të mos ia komunikosh partnerit tuaj nevojën që keni. Është e rëndësishme të bëni një shqyrtim real të të gjitha gjërave të mira e kaq me vlerë që ju kanë mbajtur këto 10 vjet dhe të përpiqeni t’ia komunikoni partnerit. Më pas ftojeni atë t’ju komunikojë brendësimin e tij në lidhjen e këtyre viteve dhe të mund t’i shpreheni përtej dëshirave për fjalët që ju mungojnë dhe të tjerat që i citoni në letër. Jo domosdoshmërish këto janë faktorë që ju çojnë në kundërshti, përkundrazi janë zile që ju kujtojnë se e çmoni marrëdhënien me partnerin dhe se do të donit më të mirën për atë dhe veten. Ka gjithmonë vend për përmirësim kur ka komunikim. Ndërmerrni disa aktivitete të reja së bashku, ku të mund të thyeni rutinën. Bëjini surpriza. Ftojeni për darkë. Prenotoni një natë në një hotel romantik. Çdo gjë jashtë rutinës, ju ndez emocione të reja. Të trashëgoheni së shpejti dhe gëzojeni njëri-tjetrin. Fundja, këto ndjesi i kalojnë të gjithë çiftet, pa përjashtim. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top