Posta

October 5, 2016 | 8:40

Si ta pengoj nënën të mos ndërhyjë në jetën time?

Jam një 20-vjeçare nga Tirana dhe studioj në një universitet privat. Kam një shqetësim që sa më shumë kalon koha, aq më shumë më rëndon. Edhe pse mendoj se jam e rritur mjaftueshëm të jem e lirë të bëj ç’të dua, nëna ime ndërhyn në jetën time, vëzhgon gjithçka, lëvizjet e mia, me kë rri, çfarë bëj, kontrollon çantën time etj. Ajo thotë se gjithçka që e bën ka një arsye të madhe. Sipas saj, unë nuk komunikoj fare me të! Unë e dua nënën time dhe ajo thotë se çdo gjë që bën, për mua e bën, se më do dhe shqetësohet për jetën time. Por unë nuk mundem më me këtë kontroll të detajuar. Më ndihmoni se si duhet të veproj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur,

Ju sapo keni kaluar vitet më të rëndësishme të adoleshencës dhe kuptohet që jeni duke ushtruar rolin tuaj në jetë dhe patjetër që këtë doni ta bëni e vetme, se qëllimi i RRITJES personale është pikërisht ky. Por, le të ndalemi tek nëna juaj. Mua më lindin shumë pyetje: A duhet një nënë të kontrollojë çdo hap të jetës së një fëmije pa i marrë leje? A duhet një nënë të cenojë privatësinë e vajzës? A duhet një nënë të merakoset se vajza e saj nuk komunikon me të? Të gjitha pyetjet sa më sipër, varen shumë nga njëratjetra dhe arsyeja se përse të gjitha ndodhin duket se kanë lidhje me mungesën e komunikimit, qoftë i drejtë apo jo reagimi i nënës suaj. Sigurisht, një nënë nuk duhet ta kontrollojë jetën e fëmijës së saj në mënyrë joracionale. Por, nëse nëna juaj ju pyet se si kaloi dita sot dhe çfarë aktivitetesh keni bërë, mund të zgjidhni që të përgjigjeni ose jo, por edhe nëse vendosni të mos përgjigjeni, duhet të jepni një arsye mbi mospërgjigjen tuaj. Komunikimi është një urë shumë e mirë lidhëse për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top