Mirëqenie

October 5, 2016 | 9:18

Ushqime të ndaluara gjatë shtatzënisë. Çfarë duhet shmangur?

Ëmbëlsirat e tepërta, majoneza dhe disa lloje të djathit janë disa ushqime të ndaluara gjatë shtatzënisë. Bëni një listë të asaj që nuk duhet të hani, kur ju jeni shtatzënë.

Me lajmin se ju jeni shtatzënë ju duhet të mbani në mend disa gjëra themelore dhe të shmangni ushqimet e mëposhtme, të cilat mund të jenë të rrezikshme për fëmijën:

Tuna

Sipas ekspertëve ajo ka një përmbajtje të lartë të mërkurit dhe gratë shtatzëna duhet të konsumojnë pak ose aspak, pasi ndikon në zhvillimin e sistemit nervor të fetusit. Ekspertët gjithashtu thonë se gratë shtatëzëna duhet të heqion dorë nga prodhimet e detit që nuk janë gatuar.

2.Salçiçe

Nënproduktet e mishit mund të jenë të kontaminuara me Toxocara, një bakter i rrezikshëm për ju dhe fëmijën tuaj. Është e rëndësishme të hani mish të bërë mirë, sepse përndryshe ajo mund të çojë në përhapjen e toksoplazmës ose zhvillimin e disa baktereve të rrezikshme për ju dhe fetusit.

3.Djathi

Disa lloje djathrash si Brie apo Gorgonzola duhen ndaluar gjatë shtatzënisë sepse ato mund të përmbajnë bakteret Listeria,  të cilat mund të shkaktojnë abort. Këto djathra mund të hahen  vetëm në sasi të vogla.

Gjithashtu, ju duhet të jeni shumë të kujdesshme dhe për produktet që përmbajnë qumësht, të tilla si akullore dhe kremra të ndryshme.

4.Majonezë ose e verdhë veze

Veza dhe të gjitha produktet që përmbajnë vezë  të pagatuara janë shumë të rrezikshme në shtatzëni. Majoneza mund të ketë salmonela, një bakter që shkakton helmim nga ushqimi me simptoma shumë të pakëndshme për një grua shtatzënë.

5.Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat e përpunuara duhet të kalojnë në listën e ushqimeve të ndaluara gjatë shtatzënisë dhe rrallë i hani ato. Është më mirë të hani fruta kur ju jeni keni mall për diçka të ëmbël. Të gjitha frutat duhet të lahen tërësisht paraprakisht para se ti konsumoni ato.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top