FB

September 6, 2021 | 8:29

Si të dilet nga gjendja apatike në mënyrë graduale!

 

Shkëputur nga Libri “Këshillë Psikologjike” të autorit Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

 

Në jetën dhe veprimtarinë tuaj, ju manifestoni disa sjellje që kanë simptomat e apatisë. Lidhur me këtë sjellje çekuilibruese, unë do të bëj disa përpjekje nga ana psikologjike se si të dalësh nga gjendja në mënyrë graduale.

 

1

Fillimisht zbërthejmë termin “Apatik”

Apatik: Tip karakteri te një njeri, që ka pjesë përbërëse mungesën e emocioneve, të cilat i sjellin ngadalësinë në përcjelljen e mendimeve e më shpesh në kryerjen e veprimeve. Njeriu apatik është ngurrues, nuk ka iniciativë dhe i mungon dëshira për të qenë aktiv në jetën dhe veprimtarinë ku përfshihen dhe të tjerët.

 

Pse ju i keni simptomat e “Apatisë”?

Te personi juaj ndjehet pranina e vetvetes në personalitet, ndjeni dhe përjetoni thellë jehonën e ngjarjeve që ju kanë ndodhur kohë më parë. Si rrjedhojë, duke mos u shkëputur nga ato, ju shfaqen me forcë herë pas here dhe arrini që t’i përjetoni, ndaj si rrjedhojë ato ju bëjnë thellësisht inaktiv, sepse ju keni qenë pjesëmarrës në disa ngjarje (efekti, gjendje apo çrregullim i rënduar), në disa të tjera keni qenë vëzhgues dhe disa të tjera edhe se ke qenë i jashtëm, pra që i keni dëgjuar (efekti, gjendje apo çrregullim i lehtë). Duke mos u shkëputur nga ato, sot gjendesh në një gjendje apatie.

 

Disa këshilla

 

•Duhet pranuar pa ngurrim, pa frikë dhe turp që je pa iniciativë dhe mjaft i ndrojtur, për të marrë pjesë gjallërisht në dhënien e mendimeve, ideve dhe dhënien e ndihmës brenda mundësive dhe kompetencave të tua. Çdo njeri që ndjehet në hall apo nevojë për probleme të ndryshme, qoftë dhe me ndërhyrje fizike, për të mënjanuar premisa rreziku për mos humbjen e jetës qoftë dhe të një person i rastësishëm, edhe se ka të bëjë ose jo me personin tuaj.

•Edhe pse me sforco, duhet të guxosh që të aktivizosh te vetja jote iniciativën qoftë dhe pas të tjerëve, nuk ka gjë se nuk je i pari në dhënien e ndihmës, mjafton që të aktivizohesh, për të tronditur apatinë e të zgjosh ndjenjën e angazhimit.

•Mundohu ta vësh veten në rolin e një njeriu që ka hall apo shqetësim dhe nuk je në gjendje ta zgjidhësh vetë dilemën që të ka përfshirë dhe të ka çekuilibruar, mundohu ta përjetosh atë për 4-5 minuta dhe pas kësaj, përmende veten me disa frymarrje të thella dhe do të bindësh veten se duhet të lëvizësh e të bësh diçka.

•Merru me punë zbavitëse pas orarit të punës, qoftë dhe duke vaditur lulet apo krasitur ato.

•Lexo libra dhe materiale të ndryshme që kanë në qendër të tyre, iniciativën, optimizmin, bamirësinë etj.

•Jepi vetes shanse për të qenë optimist e të mos humbasësh besimin te shpresa.

•Bli diçka sipas dëshirës dhe mundësisë, ose kur të duket se diçka personale nuk të hyn në punë apo nuk të pëlqen, dhuroja me takt një njeriu që ka nevojë për to.

•Mos ngurro dhe shoqërohu me shokë dhe shoqe që të duan dhe i do, deri dhe në nisma për pastrim dhe dhurim gjaku.

•Mos të të vijë turp që disa gjëra nuk i arrin dot vetë apo me ndihmën e familjes, shokëve dhe shoqeve drejtoju një psikologu profesionist.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top