FB

September 6, 2021 | 8:25

Këshillat për të mbajtur gjallë lidhjen tuaj

Martesa dhe të gjitha lidhjet në përgjithësi shpesh mund të përballen me të papritura, shqetësuese, me probleme të vogla e të mëdha mund të shkatërrojnë një marrëdhënie. Por nuk është e thënë që gjithçka të humbasë. Ka kurdoherë kohë për të përmirësuar gjërat. Njësoj si për shëndetin edhe në dashuri ka vlerë shprehja: ‘të parandalosh është më mirë se sa të kurosh’.

  1. Flisni për dëshirat tuaja si çift

Nëse jeni e lidhur me dikë dhe mendoni të përkushtoheni në një marrëdhënie afatgjatë, së pari, është e rëndësishme të sqaroni me partnerin, nëse edhe ai është i interesuar, përtej të gjitha aspekteve të tjera të marrëdhënies. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme marrëdhëniesh dhe pritshmërish mbi atë që nënkupton një marrëdhënie. Mënyra më e mirë për të kuptuar se si ndihet dhe çfarë përjeton partneri, është që ta pyesni atë. Flisni së bashku për të ardhmen e lidhjes suaj. Mendoni për dëshirat që lidhen me të ardhmen tuaj.

  1. Përkushtohuni ndaj partnerit

Pasi e keni vënë në provë marrëdhënien tuaj, mendoni se ka mundësi të mira për të krijuar një lidhje të qëndrueshme, mund të jetë momenti të përkushtoheni në diçka më serioze. Kur jeni gati, bëjini të ditur partnerit se dëshironi të bëni një hap më serioz në marrëdhënie dhe që jeni gati të bëni më të mirën e mundshme për ta ruajtur të shëndetshme atë. Sigurisht, çdo marrëdhënie është e ndryshme, ndaj flisni me partnerin.

  1. Jini të ndershëm me partnerin

Një nga aspektet më të rëndësishme në një marrëdhënie që synon jetëgjatësinë, është ndershmëria. Nëse doni një lidhje të shëndetshme, gjëja e parë që duhet të keni është SINQERITETI, sidomos mbi faktin se çfarë dëshironi nga kjo lidhje dhe çfarë ju bën të lumtur. Nëse jeni të frustruar për diçka, flisni me partnerin, ndajeni bashkë problemin dhe dëgjoni se çfarë dëshiron edhe ai. Një tjetër tipar i ndershmërisë është të jeni një dëgjues i mirë. Është e rëndësishme të jeni të pranishëm për partnerin dhe të jeni gati për ta dëgjuar kur ai dëshiron të shprehet me ju.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsychoNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top