Mirëqenie

May 11, 2018 | 12:36

Si të dobësoheni me sodë buke?

Vetitë e sodës së bukës në kuzhinë,  jo vetëm janë mjaft të njohura, por së fundmi po përdoret mjaft dhe për të rënë në peshë. Dihet se përdoret gjerësisht në prodhimet e brumit, por cilat janë efektet në dobësim.

Soda është një shtojcë natyrale brenda dietës së famshme alkaline, pasi përbërësit e saj ndihmojnë në luftën ndaj aciditetit që ndikon në shtimin në peshë.

Në një trup acid muskujt konsumohen dhe ka tendencë të shtimit të yndyrës. Soda ndihmon në rregullimin e pH të trupit, nxit oksigjenin e qelizave dhe mbron masën muskulore. Si ta përdorni për të rënë në peshë?

Kombinimi sodës dhe limonit mbron trupin nga toksinat. Një lugë kafe sodë, dy lugë gjelle me lëng limoni dhe një gotë ujë e vakët. Piheni çdo mëngjes esëll.

Kombinim i sodës dhe uthullës së mollës reduktojnë mbledhjen e yndyrës në pjesën e barkut dhe belit. Një lugë kafeje sodë, çerek filxhani me uthull molle dy gota ujë. Piheni çdo ditë 30 minuta para se të hani mëngjesin.

Kombinimi i sodës me grejpfruit është perfekt për të kontrolluar mbipeshën. Një lugë kafeje me sodë, një gotë lëng grejpfruit dhe gjysmë gote ujë. Piheni esëll në mëngjes të paktën tre herë në javë

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top