Shpesh njerëzit priren të lidhen me njerëzit e gabuar, por kjo nuk është e shëndetshme. Ja pra, përse kemi zgjedhur tre hapa për t’u dhënë fund historive me partnerin e gabuar:
- Reflektoni me seriozitet për mënyrën se përse marrëdhëniet tuaja nuk kanë funksionuar dhe jepini fund vetëfajësimit.
Nga ana tjetër, kuptoni se cilët janë faktorët e përbashkët të këtyre historive. Më në veçanti, ndalni e mendoni: në njëfarë pike të marrëdhënies, keni lejuar që partneri ta ekzagjerojë kundrejt jush duke përdorur dhunën, qoftë edhe vetëm me fjalë? E keni lejuar t’ju shajë e korrigjojë, t’ju thotë se diçka nuk shkon me ju apo me sjelljet tuaja?
- Specifikoni me qartësi se çfarë dëshironi nga jeta.
Sqaroni edhe se çfarë ju nevojitet për t’ia dalë mbanë. Përgjigjja: “një burrë që të më dojë” nuk vlen, duke qenë se është “pyetje me kleçkë” dhe, për pasojë, ndez një reaksion zinxhir negativ.
- Kuptoni mirë se çfarë mendoni për veten.
Cili është imazhi që keni për veten: nëse nuk ju pëlqen, pikërisht nga aty duhet të nisni çdo gjë. Kini parasysh se ka shumë meshkuj me vlera rreth e rrotull jush. Nevojitet vetëm që t’i njihni pa u gënjyer nga të tjerët. Jeni ju dhe vetëm ju ajo që keni burimet e duhura për të gjetur dhe për t’u lidhur me mashkullin e duhur.
Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.