Në fokus

May 14, 2018 | 9:44

Sjelljet tipike të një personi të trishtuar…

Të gjithë duam ta arrijmë lumturinë, sepse e dimë shumë mirë që jeta është e shkurtër, e vështirë dhe trishtimi e bën atë akoma më të vështirë. Por cilat janë sjelljet më tipike të një personi të trishtuar?

Studimet kanë treguar sjelljet e mëposhtme:

Ankesat e vazhdueshme. Asnjë person i lumtur apo i suksesshëm nuk ankohet. Njerëzit e trishtuar e kanë zakon të ankohen, edhe kur ata përreth tyre janë të lumtur. Kërko zgjidhje për problemet, në vend që të ankohesh për to. Kjo gjë do të të bëjë më të lumtur.

Kritikat ndaj vetes dhe të tjerëve. Duhet të kuptoni gabimet që bëni, t’i pranoni ato dhe të ecni përpara. Kritikat dhe negativiteti nuk do t’ju çojnë gjëkundi. Të jetosh në mënyrë të lumtur do të thotë të qëndrosh larg sjelljeve të tilla të ashpra.

Pendesa për të shkuarën. Pendesa mund të jetë tepër e dëmshme dhe sipas Psychology Today, ju duhet të mësoni nga gabimet, t’i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm, të mos jini pendoheni për çfarë keni bërë dhe të ecni përpara duke mos i përsëritur të njëjtat gabime.

Shqetësimi për të ardhmen. Askush nuk e ka atë në dorë, ndaj jeto në të tashmen. Përballu me vështirësitë që të shfaqen dhe mjaft u shqetësove për gjërat që do të vijnë. Jeto në mënyrë absolute në të tashmen.

Vonesa në realizimin e objektivave. Nuk duhet të përpiqesh shumë për t’u përfshirë në rutinën e jetës, ama të duhet shumë t’i realizosh synimet e tua, nëse përqendrohesh tek gjërat negative. Hapi më i vështirë në realizimin e synimeve është përherë hapi i parë. Hidhe atë pa frikë dhe ec me siguri drejt realizimit të ëndrrave dhe objektivave që i ke vendosur vetes.

Mbajtja inat. Njerëzit e trishtuar mbajnë mjaft inat. Mjafton t’u bësh diçka të vogël dhe do të mbajnë inat për një kohë të gjatë. Nëse jeni person i tillë, duhet të kuptoni se nuk ka aq vlerë sjelljen e dikujt, sa lumturia juaj. Falni, harroni, ose injoroni, ama ecni përpara në jetë.

Zmadhimi i problemeve. Edhe pse mund të mos e vënë re, njerëzit e mërzitur përpiqen t’i ekzagjerojnë problemet e tyre dhe të mos marrin masa për t’i zgjidhur ato. Nëse jeni të trishtuar, bëni një hap pas, shikojini me objektivitet problemet tuaja (me sa më pak emocione të përfshira) dhe përqendrohuni tek zgjidhja e tyre.

Burimi / Bota.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com