Këshilla & Arsye

June 11, 2022 | 10:10

Si të kujdeseni për pjesët tuaja intime: 5 praktika mirëqenieje

 

Ritualet e bukurisë dhe kënaqësisë nuk kanë të bëjnë vetëm me fytyrën dhe trupin. Edhe pjesët intime mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Të vëmendshme ndaj ushqimit, fitnesit, leximit të librave, shikimit të filmave dhe në përgjithësi duke u kujdesur për trupin dhe mendjen në të njëjtën mënyrë, femrat shpesh anashkalojnë faktin që edhe pjesët intime kanë nevojë për vëmendje dhe kujdes të veçantë. Nga lodrat e seksit te kremrat e bukurisë e deri te gjimnastika, gjinekologia Stefania Piloni këshillon pesë praktika të mirëqenies, të gjitha të menduara për higjienën e vaginës.

0

Higjiena: si të zgjidhni detergjentin

Mënyra e parë për t’u kujdesur për veten është padyshim higjiena. “Në varësi të moshës dhe fazës së jetës, është e nevojshme të zgjidhni detergjentë me një pH adekuat për të mbrojtur mukozën, – shpjegon Piloni. – Gratë që kanë menstruacione duhet të zgjedhin një sapun me pH për t’u mbrojtur nga infeksionet si kandida apo çdo kruajtje dhe djegie. Nga ana tjetër, vajzat që nuk kanë ende menstruacionet e para, gratë në menopauzë apo shtatzënat, duhet të kenë kujdes të zgjedhin pH bazë, sepse janë më mbrojtëse”. Një këshillë ka të bëjë edhe me pozicionin në momentin e pastrimit. “Duhet të jemi të kujdesshëm për të shmangur kontaminimin, për këtë është thelbësore që lëvizja gjatë larjes të jetë nga përpara në mbrapa ose nga vagina në anus. Kjo është për të parandaluar bakteret që mund të shkaktojnë cistit ose infeksione të tjera”.

 

Ushtrime për legenin

Ashtu siç bëjmë ushtrimet për të pasmet, krahët dhe barkun, edhe vagina duhet të trajnohet. “Ka mjete për trajnerin e legenit, por ne mund ta bëjmë edhe vetë. Ushtrimi më i mirë është të mësojmë të shtrëngojmë muskujt e brendshëm të legenit.” Në fillim nuk është e lehtë, priremi të punojmë në mënyrë të pavullnetshme për të pasmet. “Lëvizja është e njëjtë si kur mbajmë urinën. Për të kuptuar se si bëhet, përpiqemi ta bëjmë kur jemi në banjë. Pasi të kuptojmë mekanizmin (nuk duhet ta mbajmë urinën, shërben vetëm për të kuptuar se cilët muskuj duhet të lëvizi) këtë ushtrim mund ta bëjmë kur të duam: ndërsa jemi të shtrirë në shtrat, ndërsa jemi ulur në zyrë, ndërsa ecim”. Aspektet pozitive janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë edhe me seksualitetin. “Një grua me një legen të trajnuar ka një sistem muskulor më të tonifikuar dhe është në gjendje të ‘ndjejë’ më shumë gjatë marrëdhënieve seksuale edhe sepse do të ketë vaskularitet më të madh. Mos harrojmë se të ndenjurat janë tashmë një muskul shumë i fortë, në thelb. Mendoni se çfarë mund të bëjë ky muskul gjatë lindjes, kështu që është e dobishme ta stërvitni vazhdimisht”.

 

Rutina e bukurisë intime

Në rutinën tonë të bukurisë, përveç kremrave dhe serumeve të fytyrës që vendosim në konturin e syve, mund të shtojmë edhe disa kremra dhe vajra të dizajnuara posaçërisht për vaginën. “Në veçanti ka kremra me bazë acidi hialuronik që elasticizojnë dhe zbusin vaginën, – këshillon Piloni. – Janë të pasura me kolagjen dhe shërbejnë për t’i dhënë tonifikim më të madh pjesëve tona intime”. Përndryshe, mund të përdoret edhe vaji i bajames. “Është më e lehtë ta kesh në shtëpi, ndoshta e përdorim edhe për organizmin. Vaji i bajames është i pasur me vitaminë E dhe mund të përdoret edhe nga brenda pa kundërindikacione. Gjithashtu është veçanërisht i përshtatshëm xheli me bazë aloevera. Të gjitha këto kremra aplikohen pikërisht siç bëjmë me kremin e fytyrës, menjëherë pas pastrimit”.

 

Lubrifikimi

Kjo këshillë është veçanërisht e vërtetë për gratë pas menopauzës që kanë probleme me lubrifikimin. “Në këtë rast vajrat e përmendura më sipër duhen përdorur gjithashtu dy ose tre herë në javë në mënyrë alternative për të ruajtur gjithmonë një nivel të caktuar hidratimi. Përndryshe, mund të përdoren edhe xhel ose kremra më ujorë në këtë moment për ta bërë atë depërtim më efektiv. Por asgjë nuk na pengon të përdorim alternativa të tjera si vaji i bajames: le të kujtojmë se seksualiteti nuk është vetëm depërtues.

 

Të argëtohesh me lodrat e seksit

Nga bukuria në kënaqësi. Sot lodrat e seksit po zhdoganohen gjithnjë e më shumë dhe nuk keni nevojë të keni turp nëse doni t’i provoni. “Ka shumë në treg, ka një zgjedhje të madhe për të gjitha nevojat. Por e rëndësishme është cilësia: kujdes të zgjidhni produkte që nuk përmbajnë flatate, është një material që mund të lëshojë grimca që në afat të gjatë mund të dëshmojnë të jetë toksik, veçanërisht pasi ky lloj objekti bie në kontakt me mukozën e lëkurës të cilat kanë një kapacitet më të madh për t’u përthithur”. Flatat gjithashtu janë ndaluar në lodrat e fëmijëve. “Ne zgjedhim vetëm produkte me certifikatë evropiane dhe i lexojmë mirë etiketat”. Së fundi, një këshillë për të shijuar më mirë seksualitetin. “Lodrat e seksit janë të përshtatshme për çdo lloj seksualiteti, por e rëndësishme është që, mbetet gjithmonë një zgjedhje nëse jeni në çift dhe asnjëherë e detyruar”.

 

Burimi fanpage.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top