Këshilla & Arsye

September 10, 2020 | 12:42

Si të mbroheni nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare?

 

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, duke përbërë 49% të të gjitha vdekjeve, 55% te burrat dhe 43% te gratë. Një e treta e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare janë njerëz të moshës së mesme. Ndërsa në Evropë vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular është 30%.

Rreziku i përgjithshëm i sëmundjes kardiovaskulare përfaqësohet nga prania e faktorëve individualë të rrezikut. Disa prej tyre, të tilla si gjinia, mosha ose predispozitat gjenetike (të treguara nga prania e sëmundjeve kardiovaskulare në familje) nuk mund të ndryshohen. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të ndikojmë në të ashtuquajturit faktorë të ndryshueshëm rreziku, siç janë presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqerit dhe yndyrës në gjak, pirja e duhanit dhe mbipesha.

Presioni i lartë i gjakut është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut. Me një rritje të presionit të gjakut me 20/10 mmHg, rreziku i sëmundjes kardiovaskulare dyfishohet. Prandaj, qëllimi i çdo terapie duhet të jetë arritja e një vlere të synuar të presionit të gjakut, e cila për njerëzit me faktorë shoqërues të rrezikut është 140/90 mmHg. Vlera e synuar për njerëzit që kanë diabet përveç presionit të lartë të gjakut është 130/80 mmHg.

Pirja e duhanit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku që mund të ndryshohet. Efektet anësore të duhanpirjesnë zemrën dhe enët e gjakut varen nga kohëzgjatja e pirjes së duhanit dhe sasia e cigareve që një person konsumon gjatë ditës. Efektet e dëmshme të tymit të duhanit nuk ndikojnë vetëm tek duhanpirësit, por dhe tek personat që qëndrojnë përreth tyre.

Ndërprerja e pirjes së duhanit zvogëlon rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare me 50%, por vetëm pas 15 viteve të ndërprerjes së pirjes së duhanit rreziku është i barabartë me rrezikun tek jo-duhanpirësit. Ndaj për të mbrojtur zemrën është e rëndësishme të reduktohet risku. Për duhanpirësit që zgjedhin të mos heqin dorë, ekzistojnë alternativa që funksionojnë bazuar në parimin e reduktimit të demit, duke zëvendësuar procesin e djegies me atë të ngrohjes.

Si ta mbroni zemrën tuaj?

Faktet e përmendura janë deklaruar me qëllim që të motivojnë çdo person, veçanërisht ata me një numër më të madh të faktorëve të riskut, të ndërgjegjësohen për shëndetin e tyre dhe të fillojnë të ndryshojnë zakonet e jetës për më mirë. Secili individ duhet të këshillohet të përfshijë në rutinën e tij të përditshme aktivitetin e duhur fizik, meditimin dhe një dietë të shëndetshme, në përputhje me gjendjen aktuale shëndetësore. Njerëzit që pinë duhan duhet të motivohen të ndalojnë ose të marrin masa për reduktimin e dëmit, dhe personat që vuajnë nga hipertensioni dhe diabeti duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes rregullisht të terapisë dhe arritjen e vlerave të synuara.

Parandalimi kushton më pak…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top