FB

August 4, 2022 | 9:35

Si të ndihmoni adoleshentët me varësinë nga teknologjia

Varësia nga interneti nuk është ende një çrregullim mendor i njohur zyrtarisht dhe nuk është renditur në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore. Megjithatë, përfshirja e tij është vetëm çështje kohe. Në të vërtetë, problemi po bëhet më i dukshëm çdo ditë dhe ekspertët po shqyrtojnë mënyrën më të mirë për ta trajtuar këtë çrregullim të ri.

Si të ndihmoni adoleshentët me varësinë nga teknologjia

Sipas hulumtimeve, adoleshentët shpenzojnë mesatarisht shtatë orë e 22 minuta në ditë duke ndërvepruar me teknologjitë e reja.

Praktikoni të kundërtën

Kjo përfshin zëvendësimin e modeleve të përdorimit të teknologjisë me sjellje ose zakone të kundërta.

Sinjale të jashtme

Një nga problemet që lidhet me përdorimin patologjik të teknologjive të reja nga adoleshentët është se ata humbasin ndjenjën e kohës. Prandaj, këshillohet që ata të përdorin sinjalizime të jashtme për të treguar se kur e kanë tejkaluar përdorimin e rekomanduar.

Vendosja e qëllimeve

Ashtu si me llojet e tjera të varësisë, vendosja e qëllimeve realiste është thelbësore për tejkalimin e problemit.

Abstenimi nga disa aplikacione

Shpesh, varësia e adoleshentit ndaj teknologjisë sillet rreth një preference për një program ose aplikacion specifik (Instagram, Facebook, TikTok, etj.). Aplikacioni që shkakton problemin duhet të jetë fokusi i programit të trajtimit pasi po përkeqëson sjelljen e varur të adoleshentit.

Inventari personal

Një inventar personal është një përmbledhje e të gjitha aktiviteteve që adoleshenti ka ndaluar së kryeri (ose mund të fillojë të bëjë) nëse nuk do të ishte për varësinë.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top