FB

August 4, 2022 | 9:42

Chrissy Teigen sërish shtatzënë, 2 vjet pas abortit: ‘Ndihem me shpresë’

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend janë në pritje të një fëmije tjetër.

Teigen e bëri publik lajmin në Instagram, ku postoi dy foto të barkut të saj. Ajo shkroi se gëzimi ka “mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona” pas një aborti në vitin 2020, të cilin e dokumentoi me detaje intime.

“Po presim një tjetër”, shkroi modelja 36-vjeçare e cila ka dy fëmijë – Luna dhe Miles – me Legend. “Deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur dhe ndihem me shpresë dhe e mahnitur,” shkruan ajo.

Në vitin 2020, çifti bëri një njoftim të dhimbshëm pasi humbën djalin e tyre, Jack, në javën e 20 të shtatzënisë. Teigen u shtrua në spital për shkak të gjakderdhjes përpara abortit. Në të njëjtin vit, Teigen shkroi një ese duke shpjeguar se mjekët e diagnostikuan atë me shkëputje të pjesshme të placentës dhe u kërkoi njerëzve të ndajnë historitë e tyre. Rrëfimi i Chrissy-t për abortin u vlerësua në atë kohë.

Legend dhe Teigen u martuan në vitin 2013.

 

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.bcc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top