FB

September 4, 2021 | 8:21

Si të njihni më mirë veten tuaj?

 

Çfarë do të thotë të njohësh vetveten? Do të thotë të dish të ndalësh, pavarësisht ritmit frenetik të jetës së përditshme. Do të thotë të mësosh të dëgjosh zërin e brendshëm, të lexosh shpirtin, atë që jemi dhe që bart brenda vetes dëshirat tona më të thella, të dish të dallosh rrugën që duhet të zgjedhësh në jetë.

  1. Cilin tipar të vetes vlerësoni më shumë?

Kjo pyetje ju ndihmon të kuptoni perceptimin që keni për veten, cili është niveli i vetëvlerësimit. Duke bërë këtë pyetje, do të kuptoni vlerën që i jepni vetes. Nëse nuk dini si të përgjigjeni apo nuk dalloni asnjë tipar, ndoshta duhet të kërkoni një strategji apo teknikë për të përmirësuar vetëbesimin tuaj. Në këtë mënyrë do të ndiheni më mirë me veten, do të jeni më energjikë dhe do të fitoni mjaft në këndvështrimin e qëndrueshmërisë emotive.

  1. Për çfarë keni nevojë për të qenë të lumtur?

Ndoshta kjo është një nga pyetjet më të mira për të njohur veten. Nëse përgjigjja juaj është “Jo, sepse jam e lumtur”, urime! Është pikërisht kjo gjë që e ka bërë lumturinë të jetë gjendja juaj shpirtërore. Jeni mirënjohës, dini të përqendroheni te përparësitë dhe i jepni rëndësi gjërave të cilat i keni realisht për zemër. Nuk luftoni kundër të tashmes dhe nuk jetoni në të kaluarën, por shijoni çdo çast.

Por, nëse listoni një sërë gjërash për të cilat keni nevojë që të ndiheni mirë, ju ftojmë të reflektoni. Është realisht e domosdoshme të keni një tjetër titull profesional, një shtëpi më të madhe, një telefon të ri apo makinën më të fundit? Vlera monetare dhe rolet që lekët kryejnë nuk janë më të rëndësishme se sa esenca jonë. Lumturia e vërtetë gjendet brenda nesh, mos e harroni.

  1. Çfarë ju inatos më shumë?

Jeni tolerantë? Zakonisht mërziteni më shumë me veten apo me të tjerët? Si silleni kur inatoseni? Të gjitha këto pyetje për të njohur më mirë veten, janë të nevojshme për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.

Nëse e dini se si mund të reagoni në këto raste, mund ta pranoni dhe të përmirësoni bashkëjetesën me njerëz të tjerë. Në fund të fundit, nëse e kuptoni se jeni shumë agresivë mund të kërkoni të shpreheni verbalisht, pa pasur qëllim të lëndoni personin tjetër, por thjesht duke shfaqur arsyet tuaja dhe duke e bërë tjetrin t’ju kuptojë.

Çështja është të dalloni se cilët stimuj apo situata ju bezdisin, që më pas të gjeni strategjinë e duhur në momentin e duhur.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsychoNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top