FB

September 4, 2021 | 8:20

Test psikologjik/ Zgjidhni një nga qirinjtë dhe zbuloni rrugën që duhet të ndiqni në të ardhmen

Zgjidhni një nga qirinjtë që paraqiten në imazh. Zgjedhja që do të bëni, do t’ju udhëheqë drejt rrugës së duhur në të ardhmen.

qirinj, imazh

Nr.1

E keni të vështirë të merrni një vendim. Kjo ju shkakton pak stres, gjë që shton vështirësitë në jetën tuaj. Duket sikur jeni në konflikt me një person. Ju duhet të bëni një hap prapa, në mënyrë që të jeni në gjendje të shihni një pamje të përgjithshme. Kjo do t’ju lejojë të kapërceni pengesat dhe të filloni të shihni gjithçka nga një perspektivë tjetër.

Hidhni pas krahëve pasiguritë, dyshimet, të gjitha pengesat e tjera. Kjo do t’ju japë mundësinë të shikoni gjithçka nga një këndvështrim tjetër dhe të bëni një kthesë përsa i përket mënyrës se si mendoni. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të merrni vendimet e duhura në jetën tuaj.

Nr.2

Ju dëshironi dëshpërimisht të jeni të suksesshëm në karrierën tuaj profesionale dhe ndonjëherë mund të ushtroni presion të panevojshëm mbi veten dhe si rezultat situata bëhet e padurueshme. Prandaj, nuk ëhstë e nevojshme të ushtroni presion ndaj vetes. Po, jeni ambicioz, keni forcë të madhe të brendshme, jeni të qetë, logjikë dhe e dini se çfarë duhet për të bërë punën tuaj!

Nr.3

Ju keni një shpirt shumë intuitiv. Përmes punës dhe bindjeve tuaja, e dini që po frymëzoni të tjerët për të arritur potencialin e tyre. Njerëzit admirojnë ndershmërinë tek ju. Është koha që t’i tregoni botës talentet tuaja të veçanta. Ndiqni intuitën dhe besojini 100%, sepse nuk do t’ju zhgënjejë.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top