Dëshmi

April 1, 2021 | 8:22

Si të njohim simptomat e sindromës Asperger?

Siç e dimë, të dish të njohësh simptomat e autizmit dhe sindromës Asperger është shumë e rëndësishme për të kuptuar arsyen e sjelljeve të caktuara, dhe për këtë arsye, të përpiqesh t’i pakësosh peripecitë e përditshme të njerëzve që kanë këto karakteristika. Shumë nga këto simptoma të sjelljes, në fakt, nuk interpretohen drejt nga ata që nuk e dinë natyrën dhe shkaqet e tyre. Kemi parë tashmë disa video të personave me autizëm që përshkruajnë arsyen e sjelljeve të caktuara.

Dan është një nga personat e prekur nga sindroma Asperger, i cili përmes videove të postuara në gjuhën angleze, shpjegon simptomat që përjeton në përditshmërinë e tij.

1

Tani do të zbulojmë se cilat janë këto sjellje, çfarë i shkakton ato dhe si mund të vërehen që ata të kuptojnë nëse një person është i spektrit të çrregullimit autik.

Cilat janë simptomat themelore të Sindromës së Asperger dhe autizmit. E para është stimulimi, përsëritja e lëvizjeve me duar ose gishta për të zvogëluar tensionin në situata stresuese.

 

Simptomat për të njohur Asperger-in

1. Vetëstimulimi

Simptoma e parë që duhet marrë në konsideratë është stimulimi, i cili konsiston në lëvizje të përsëritura të tilla si shtrëngimi i duarve, fërkimi i gishtit të madh me gishtin tregues, përkëdhelja e mjekrës me pjesën e jashtme të gishtërinjve ose lëkundja e kokës pak para dhe prapa. Stimulimi mund të shkaktohet nga nevoja për tu qetësuar ose, në rastin e lëkundjes së kokës, sepse ka diçka që do të ndodhë dhe është shumë interesante për personin me Asperger. Stimulimi është një simptomë që e kanë pothuajse të gjithë njerëzit me autizëm.

2. Ndryshimi i rutinës (sjellje të zakonshme)

Një simptomë tjetër është nevoja e rutinës. Nëse gjërat ndryshojnë papritmas, të tilla si kur, për shembull, lokali ku ai zakonisht shkon për të marrë kafe mbyllet, për njerëzit autikë është një ngjarje shumë e vështirë për t’u pranuar sepse prish sjelljen e zakonshme.

1

3. Problemi ndijore me ushqimin

Personat me autizëm dhe Asperger shpesh kanë çrregullime shqisore me ushqimin. Mund të hanë vetëm kur është i nxehtë, nëse ftohet nuk mundet, nervozohen shumë dhe nuk e dinë pse, por është diçka që u ndodh shumë të tjerëve në spektër.

4. Probleme ndijore me parfumet

Nuk i durojnë aromat e disa ushqimeve dhe madje edhe të parfumeve, të tilla si kremrat e trupit. Ato e bëjnë të ndihet jo rehat dhe e irritojnë.

5. Probleme ndijore me tinguj

Ndonjëherë tingujt duken shumë të fortë dhe ata nuk mund ta përballojnë këtë zhurmë, e cila i irriton.

6. Interesi obsesiv për disa tema

Është një tjetër simptomë shumë e zakonshme për njerëzit me autizëm dhe gjithashtu për ata me Arsperger. Fiksimi me një temë mund të lidhet me një karakter vizatimor, një video-lojë, numra (shumë mund të bëjnë llogaritje të pabesueshme ose mund të tregojnë se cila do të jetë dita e një jave në një të ardhme ose në një datë të kaluar të çdo viti).

7. Vishen gjithmonë në të njëjtën mënyrë

Shpesh atyre u pëlqen të vishen gjithmonë në të njëjtën mënyrë, blejnë shumë bluza me të njëjtën ngjyrë. Është pak pjesë e përsëritjes së një modeli që i bën ata të ndihen të qetë. Ndryshimet nuk janë shumë të mirëseardhura.

8. Sarkazma dhe shakatë

Njerëzit me Asperger ose autizëm shpesh nuk e kuptojnë sarkazëm ose shakanë. Ata priren të mendojnë se ajo që u thuhet është gjithmonë e vërtetë dhe jo se mund të thuhet si shaka.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Iisancelkeys

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top