Mirëqenie

February 8, 2020 | 8:04

Si të parandaloni problemet e shkaktuara nga çantat e rënda të shkollës

Çantat shkollore të fëmijëve tanë tejkalojnë peshën normale. Sipas fizioterapistëve pesha e shpinës nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore të fëmijës. Për shembull, në qoftë se pesha mesatare e një fëmije 8 vjeç është 24 kg,  çanta nuk duhet t’i kalojë 2 kg e gjysmë.

Ata duhet të përdorin të dyja rripat e shpatullave në shpinë dhe t’i rregullojnë rripat për ta mbajtur peshën sa më afër shpinës.

1

Çantat e rënda mund të jetë një faktor kontribues në paraqitjen e çrregullimeve posturale. Gjithashtu, së bashku me faktorë të tjerë të mjedisit të tilla si pozicioni në bankë ose orët e gjata të shpenzuara në zyrë, para kompjuterit në një pozicion të gabuar mund të çojnë në çrregullime posturale.

Fëmijët duhet të mbajnë vetëm gjërat e nevojshme për atë ditë të shkollës ose për detyrat e shtëpisë.

Prindërit duhet t’u blejnë fëmijëve çantë që është me madhësi të përshtatshme për fëmijën.

Ata duhet t’i inkurajojnë fëmijët e tyre të tregojnë nëse ndjejnë mpirje ose therje të krahëve ose këmbëve, që mund të jetë një shenjë se çanta përshtatet keq ose se fëmija mban shumë peshë.

Këshilloni fëmijën tuaj ta vendosë dhe heqë çantën për të parë nëse kanë vështirësi, para se të nisen në shkollë. Nëse çanta duket shumë e rëndë, thoni fëmijës të largojë nga çanta disa libra dhe t’i mbajë ata në krahë për të lehtësuar barrën e shpinës.

  1. Si prindër, ne duhet të sigurohemi se ata kanë një pozicion të saktë në bangë.
  2. Një herë në muaj duhet të ndjekim vijën e supeve, shpatullave dhe legenit. Nëse ka pabarazi duhet të shkoni në pediatrike ortopedike .
  3. Nëse konstatohet çrregullim postural, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë terapi fizike.

Në 20 vitet e fundit, patologjitë e shpinës janë duke u rritur në një mënyrë alarmante. Prandaj ne duhet të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë, duke qenë të vetëdijshëm se dhimbjet fillojnë nga fëmijëria.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top