FB

July 1, 2022 | 8:35

Si të përballeni me valët e para të të nxehtit: 5 këshilla nga ushqimi te veshja

Kur temperaturat fillojnë të rriten, e dimë tashmë, këshilla e parë që vjen është “Mos dilni në orët më të nxehta”. Por nëse ky është një fakt që tashmë mund ta marrim si të mirëqenë, cilat janë metodat e tjera për të përballuar valët e para të të nxehtit që tashmë po vijnë këto ditë? “

1. Si të vishemi kur fillon të ndihet vapa

Kur fillon të ndihet vapa, vrapojmë për të bërë ndryshimin e stinës, bluza, pulovra me mëngë të shkurtra…askush nuk dëshiron të shohë më shumë pulovra të trasha dhe xhaketa. Por, ka një por: hendeku i temperaturës midis rrugës dhe dyqaneve është gjithmonë mjaft domethënës, dhe ftohja klasike është pothuajse afër. Duhet të mbajmë me vete veshje pambuku, që të mos lejojmë që djersa të na ftohet dhe gjithashtu përpiqemi të mbrojmë fytin, i cili është një pikë veçanërisht e ndjeshme, vetëm një shall i lehtë ose një këllëf.  Një pjesë tjetër veçanërisht e ndjeshme e trupit është edhe barku. E shmangim barkun e pambuluar sidomos nëse futemi në një ambient të ftohtë pasi kemi ngrënë një akullore ose kemi pirë një pije dhe ndoshta jemi edhe pak të djersitur.

2. Çfarë duhet të hani nëse ju ikën oreksi

Me nxehtësinë, shumë njerëz përfundojnë duke ngrënë më pak, ata kanë pak oreks. Kjo ndodh sepse nxehtësia tenton të ulë presionin dhe kjo ngadalëson të gjitha aktivitetet tona. Duhet të zgjedhim ushqime të freskëta, të tretshme dhe të shijshme. Le të fokusohemi te disa perime, le të përgatisim një pjatë me makarona të freskëta…Më mirë makarona të ftohta me domate qershi dhe mocarela ose një sallatë orizi: pjata që janë të tretshme dhe që na bëjnë të duam ushqimin.

3. Dyfishoni sasinë e ujit për të pirë

Nëse në dimër pimë (ose të paktën duhet) të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë, në verë mund ta dyfishojmë këtë sasi. “Me nxehtësinë djersitemi më shumë, humbim më shumë lëngje dhe trupi ynë ka më shumë nevojë”. Përveç ujit, mund të prezantojmë edhe lëngje të tjera si çajra të ftohtë bimor, por bëni kujdes sepse jo të gjitha pijet që duken freskuese janë vërtet të dobishme.

4. Suplementet, po apo jo?

Nëse në dimër vraponi për të grumbulluar suplemente për të forcuar sistemin imunitar, në verë ato duken thelbësore për të përballuar këtë ndjenjë dobësie të shkaktuar nga nxehtësia. Por a janë vërtet të nevojshme? “Është e rëndësishme të bëjmë një dallim – shpjegon Gargiulo – ato të bazuara në kripëra minerale, magnez dhe kalium mund të jenë të dobishme për të rimbushur lëngjet që humbasim me djersë dhe janë të sigurta sepse trupi ynë thith atë që i nevojitet dhe eliminon tepricën.

5. A është vërtet freskuese të bësh një dush të ftohtë?

Një zakon tjetër tipik i verës është dushi i ftohtë. “Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar –  paralajmëron Gargiulo –  Kur uji është shumë i ftohtë, trupi ynë shpejt pëson një ulje të temperaturës që shkakton një reagim të kundërt: pas dushit do të përpiqet të rrisë temperaturën e trupit, duke anuluar efektin e freskisë. Për këtë arsye është më mirë të bëni një dush më së shumti të vakët, në 33-34 gradë, i cili do të ulë pak temperaturën e trupit dhe që do të na japë një ndjesi të këndshme freskie në një mënyrë më të ngadaltë, por më të qëndrueshme”.

 

 

Përgatti K.I / Burimi www.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top