FB

September 5, 2026 | 16:00

Si të përshtatim rutinën për më shumë energji?

 

Pranvera sjell një tranzicion natyral edhe në mënyrën se si duhet të ushqehemi. Në këtë periudhë, fokusi duhet të jetë tek ushqimet sezonale, të pasura me vitamina, minerale dhe ujë. Organizmi ka më pak nevojë për ushqime të rënda dhe më shumë për freski dhe lehtësi në tretje. Ja disa këshilla të zgjuara dhe praktike:

grua-energji-ushqimi

Filloje ditën lehtë, por me vlera ushqyese – Mëngjesi nuk duhet të jetë i rëndë. Zgjidh kombinime si kos me fruta sezonale, tërshërë me fara ose bukë integrale me vezë! Kjo ndihmon në stabilizimin e energjisë gjatë ditës.

 

Rrit konsumin e frutave dhe perimeve të freskëta – Maji është i pasur me produkte sezonale si luleshtrydhet, qershitë e para, kastravecat, sallata jeshile dhe spinaqi. Syno që gjysma e pjatës të përbëhet nga perime!

 

Hidratimi si prioritet – Me rritjen e temperaturave, nevoja për ujë shtohet. Konsumo 1.5–2 litra ujë në ditë. Mund të shtosh edhe ujë me limon, mente apo çajra të ftohtë bimorë.

 

Redukto ushqimet e përpunuara dhe të rënda – Ushqimet e skuqura, të yndyrshme apo shumë të përpunuara rëndojnë sistemin tretës dhe ulin energjinë. Zëvendësoji me alternativa të pjekura, të ziera apo në avull!

 

Mos anashkalo proteinat – Edhe pse preferohen ushqime më të lehta, proteinat mbeten të rëndësishme. Përfshi burime si peshku, mishi i bardhë, vezët, bishtajoret dhe arrorët.

 

Konsumo vakte më të vogla, por më të shpeshta – Në vend të vakteve të mëdha, prefero 3 vakte kryesore dhe 1–2 ushqimet e lehta. Kjo ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të energjisë.

 

Dëgjo trupin tënd – Në këtë sezon, oreksi mund të ndryshojë. Mos ha nga zakoni, por nga nevoja reale. Vetëdija në ushqim është çelësi i mirëqenies.

 

Përfshi ushqime që ndihmojnë tretjen – Kos, kefir, fibra nga perimet dhe frutat ndihmojnë florën intestinale dhe përmirësojnë tretjen.

 

 

Një ditë e zakonshme

– Mëngjesi: kos me luleshtrydhe dhe fara chia

– Snack: një mollë ose një grusht bajame

– Dreka: sallatë e madhe me perime të freskëta + pulë e pjekur

– Snack pasdite: kos ose smoothie frutash

– Darka: peshk i pjekur me perime në avull

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top