FB

September 20, 2023 | 8:36

Si të rrisni përqendrimin tuaj mendor?

Ne të gjithë kemi interesa të ndryshme. Për shembull, ju mund të jeni tepër të interesuar dhe të magjepsur nga hapësira dhe e ardhmja, ndërsa shoku juaj më i mirë mund të jetë më i prirur për të hulumtuar ngjarjet historike dhe nga kemi ardhur si specie. Është krejt normale të thuash që nuk të interesojnë të njëjtat gjëra si miqtë e tu, në asnjë mënyrë nuk të bën ‘të gabuar’. Por a keni menduar ndonjëherë pse jeni në gjendje të vendosni më shumë vëmendjen dhe fokusin tuaj – dhe madje të keni një përgjigje më të madhe emocionale – për tema dhe hobi që ju interesojnë?

Ndoshta nuk është për t’u habitur, gjithçka varet nga ajo që ndodh në trurin tuaj dhe sinjalet që ai dërgon në trupin tuaj, për t’ju dhënë atë përgjigje të rritur emocionale. Më konkretisht, gjithçka ka të bëjë me lëshimin e dopaminës. Dopamina është ajo që njihet si një neurotransmetues – ose ndoshta edhe më konkretisht, sipas Andrew Huberman, një neuromodulator dhe siç e dimë tashmë, i referohemi si një përbërës i kënaqësisë, sepse na bën që të ndihemi mirë kur lëshohet nga truri.

Si të rrisni përqendrimin tuaj mendor?

Për të shtuar specifikën e asaj që bën dopamina në trurin tonë, Andreë thotë se dopamina është një neuromodulator, i cili “ndryshon aktivitetin e qarqeve në tru, aq sa qarqe të caktuara janë më aktive se të tjerat”.

“Në veçanti, dopamina krijon një gjendje të shtuar të përqendrimit. Ajo tenton të kontraktojë botën tonë vizuale dhe tenton të na bëjë t’i kushtojmë vëmendje gjërave që janë jashtë dhe përtej konfidencave të lëkurës sonë. Kryesisht dopamina është përgjegjëse për aftësinë dhe dëshirën për të kërkuar informacion në botën tonë të jashtme.”

Ai e zgjeron këtë duke thënë se dopamina “ndez sinjale në trurin tonë që ngushtojnë fokusin tonë vizual dhe fokusin tonë dëgjimor”. Në të kundërt, kur truri ynë nuk lëshon dopaminë, ne jemi më pak perceptues ndaj gjërave specifike që ndodhin në botën tonë të jashtme. Ne jemi të ndjeshëm ndaj një sërë shqisash të ndryshme: shikimi, prekja, shija, nuhatja, por ne perceptojmë vetëm disa prej tyre, sepse i kushtojmë vëmendje vetëm disave prej tyre”.

 

Si një shembull i botës reale, kudo që po lexoni këtë artikull, ju jeni të ekspozuar ndaj një bote të tërë informacioni shqisor. Ju po ndjeni rroba në lëkurën tuaj, po merrni fjalë nga shikimi dhe mund të ketë tinguj të jashtëm rreth jush. Por ju po i kushtoni vëmendje vetëm disa prej tyre, të cilat (me shpresë) do të jenë marrja e fjalëve përmes shikimit tuaj. Siç thotë Andrew, “ata të cilëve ju i kushtoni vëmendje, janë perceptimet tuaja”. Trupi juaj do të ndiejë shqisat e tjera, por ju nuk i perceptoni ato.

Pra, sekreti për të rritur përqendrimin tuaj mendor? Gjeni lëndë, njerëz ose hobi për të cilat jeni vërtet të interesuar. Dhe si ta dini se për çfarë jeni apo nuk jeni të interesuar? Ju do të vini re një ndryshim në mënyrën se si truri juaj i përgjigjet stimujve të ndryshëm, ose me kënaqësi të sinqertë, ose me një mungesë të plotë.

 

 

 

 

/ Revisat Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top