FB

June 14, 2022 | 10:15

Si të ruani shëndetin e trurit?

Plasticiteti është një nga karakteristikat më surprizuese të trurit. Jemi të gjithë në kohë për të bërë ndryshime, për të promovuar shëndetin dhe të zvogëlojmë kështu rrezikun e mundshëm të rënies njohëse dhe shfaqjes së demencës…

Disa zakone ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit, pavarësisht nga mosha ose mënyra e jetesës deri më tani. Neuroshkencëtari David Eagleman në veprën e tij “Jetae fshehtë e mendjes” thekson se e jetojmë jetën midis shqetësimit, ankthit dhe mërzisë, pa e kuptuar që jemi një nga krijesat më me fat në botë. Nuk e vlerësojmë sofistikimin e universit tonë neurologjik, sa i jashtëzakonshëm është që njerëzit kanë një nga organet më të surprizuese që gjendet në natyrë. Në tru gjendet jo vetëm ajo që jemi, por edhe ajo që mund të bëhemi. Një nga karakteristikat themelore është plasticiteti, përmes të cilit mund të ndryshojmë zakonet ose njohuritë e paracaktuara, duke mësuar nocione të reja. Si pasojë, mund të rrisim lumturinë dhe gjithashtu të parandalojmë shfaqjen e sëmundjeve.

5 zakone për mirëqenien e trurit

Shumë prej nesh i shpjegojnë demenca si Alzheimeri me njerëz të moshuar. Është një sëmundje nga e cila vuajnë gjyshërit apo prindërit tanë kur mbushin moshën 70 ose 80 vjeç. Ajo që ne injorojmë është se sëmundjet neurodegjenerative mund të shfaqen në rininë tonë dhe shumë më shpejt nga sa mendojmë. Ekspertët mbi këtë temë, si Dr. Lisa Mosconi, drejtoreshë e asociuar e Klinikës së Parandalimit të Alzheimerit në Universitetin Cornell, na tregon se të gjithë mund dhe duhet të jemi proaktivë në parandalimin e fillimit të rënies njohëse. Për më tepër, studime të tilla si ai i botuar nga The Lancet në vitin 2020 nënvizojnë një koncept të rëndësishëm. Një grup prej 28 ekspertësh kryen një analizë të studimit për të arritur në përfundimin se ne mund të ndërmarrim disa zakone jetese që na lejojnë të zvogëlojmë rrezikun e shfaqjes së demencës deri në 40%. Pra, sepse të gjithë duam të jetojmë një jete të çliruar nga shkatërrimet e rënies njohëse. Nuk i bën kujt keq të zbatojë sjellje që shkenca thotë se përdoren për të mbajtur trurin të shëndetshëm:

1. Kontrolloni presionin e gjakut për të jetuar më mirë

Hipertensioni është një armik i heshtur dhe vdekjeprurës. Jo vetëm që rrezikon shëndetin kardiovaskular, por dëmton gjithashtu rrjedhën e gjakut dhe ushqimin që arrin në tru. Për këtë, është e përshtatshme të merret parasysh si vijon: Ulni konsumin e kripës; Shkoni te mjeku për kontrolle periodike dhe, nëse është e nevojshme, merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut; Mbani një jetë aktive duke bërë rregullisht sporte; Kontrolloni shpërthimet e përditshme të stresit dhe ankthit.

2. Mos pini duhan

Të gjithë i njohim shumë mirë efektet shëndetësore të duhanit. Sidoqoftë, përtej rrezikut të njohur kancerogjen, nuk mund të anashkalojmë efektin që kanë cigaret në tru. Në të njëjtën mënyrë, nuk është e mjaftueshme për të ndaluar pirjen e duhanit, është e rëndësishme të mos ekspozohemi ndaj tymit të njerëzve përreth nesh dhe të cilët ende nuk e kanë hequr dorë nga ky zakon i dëmshëm.

3. Larg alkoolit për të mbrojtur shëndetin e trurit

Problemi i alkoolit vazhdon të jetë një realitet me ndikim të madh në shoqëri. Është e rëndësishme të dini se konsumimi i tepërt i alkoolit parandalon trurin të gjenerojë neurone të reja, zvogëlon funksionalitetin e tij, rrit rrezikun e vuajtjes nga çrregullime psikologjike dhe madje edhe demencë.

4. Problemi i qyteteve me shkallë të lartë ndotjeje

Ndër zakonet që ruajnë shëndetin e trurit, ka një që nuk është gjithmonë i lehtë për t’u arritur. Të jetosh në një mjedis pa ndotje gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjes dhe rënies njohëse. Për aq sa është e mundur, sigurohemi që të jetojmë në një mjedis pa ndotje, sepse një atmosferë e dëmshme ndikon në funksionalitetin e trurit tone.

5. Mbajtja e një peshe të shëndetshme na lejon të shijojmë një cilësi më të mirë të jetës

E dimë që mbipesha është faktor rreziku për më shumë se një sëmundje: diabeti, problemet kardiovaskulare, kanceri. Sidoqoftë, mbipesha rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të demencës. Prandaj, mos hezitoni të kontaktoni ekspertët (nutricionistë, endokrinologë, psikologë …) për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top