Në fokus

September 27, 2016 | 10:52

Si vjeshta do të ndikojë në punën tuaj

Sezoni i vjeshtës shënon një sezon të ndryshimit në botën rreth nesh. Gjethet ndryshojnë ngjyrën, ditët shkurtohen, viti shkollor fillon përsëri, dhe ne fillojmë të përgatitemi për sezonin e festave.

Por ne rrallë flasim rreth asaj se si sezoni i vjeshtës ndryshon performancën tonë në vendin e punës. Ndërsa ne mund të dëshirpjme të mendojmë se performanca jonë qëndron konstante gjatë gjithë vitit, ne duhet të kujtojmë se nuk jemi të imunizuar ndaj efekteve të ndryshimit të mjedisit. Ne nuk jemi robotë.

Këtu janë 5 mënyra se si moti i ftohtë do të ndikojë në punën tuaj:

 

1.Ju do të bëheni më produktivë.

Një studim i fundit Harvard Business School tregon se moti i keq rrit produktivitetin në vendin e punës. Në ditët e shëmtuara  të motit, punonjësit nuk janë të tunduar nga alternativat: të bëjnë një shëtitje jashtë, të shkojnë në plazh, etj, ata kanë tendencë të jenë shumë më efikas në detyrat e tyre të biznesit.

 

2.Ju do të bëheni më pak produktivë.

Ju po lexoni drejtë! Ndërsa moti i shëmtuar mund t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në detyrat tuaja të punës, ju duhet të jeni të përgatitur për ndërprerje të punës gjatë muajve të ftohtë. Ditët kur  jeni të sëmurë janë më të zakonshme gjatë dimrit.  Kjo kohë e humbur do të thotë humbje e produktivitetit.

 

3.Disponimi juaj negativ do të përforcohet.

Një studim i vitit 2008 tregoi se moti ndikon në humorin tonë. Ndryshimi i stinëve mund të shkaktojë një depresion sezonal, të quajtur çrregullim sezonal emocional (SAD). Kjy është një ndryshim shumë më intensiv në humor, shpesh shkaktohet nga rënia e ekspozimit tonë ndaj rrezeve të diellit dhe shkurtimi i ditës. Nëse ju ndjeheni posaqërisht në depresion, më pak energjik, dhe keni tendencë për të fjetur më shumë, por ende jeni të lodhur, jeni ” në gjendje të dëshpëruar sezonale”. Mos kini frikë për të marrë masa dhe të kërkoni ndihmë apo mirëkuptim.

 

4.Ju do të jeni më të ndjeshëm.

Nëse kompania juaj shpesh ka njerëz që punojnë në mënyrë të izoluar, e konsideroni  një ndryshim në strukturën e zyrës, me më shumë hapësira për të bashkë-punuar dhe më pak zyra individuale.

 

5.Ju do të bëheni më (dhe më pak) krijuese.

Interesante, moti na bën të favorshme lloje të caktuara të krijimtarisë. Në një studim të vitit 2014, studiuesit gjetën se nivelet tona të ngrohtësisë fizike ndikojnë në mënyrë se si truri ynë proceson informacion. Pra, kur ne jemi të ngrohtë, ne jemi më shumë krijues – kreativiteti që përfshin të menduarit rreth të tjervet dhe marrëdhëniet mes njerëzve dhe objekteve. Kur ne jemi të ftohtë, krijimtaria jonë e largët dhe abstrakte lulëzon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top