FB

February 20, 2021 | 8:14

Sikur të mos mjaftonte Covid-19, OBSH jep alarmin për shpërthimin e Ebolas në 6 vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar gjashtë vendeve afrikane që të jenë në gatishmëri për infeksionet e mundshme nga Ebola. Alarmi vjen pas raportimit të rasteve të reja në Guine dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Përhapja e zbuluar në Guine shënon kthimin e sëmundjes në vend pas epidemisë 2013-2016: 10 raste të dyshuara dhe pesë vdekje ndërsa Kongo ka konfirmuar katër raste të reja që lidheshin me një epidemi të mëparshme që mendohej të ishte nën kontroll. Përhapja e fundit në Afrikën Perëndimore vrau më shumë se 11,300 njerëz, kryesisht në Guinea, Sierra Leone dhe Liberi në shpërthimin më të keq të Ebolas të regjistruar. Pas asaj epidemie shkatërruese, zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve ka përmirësuar shumë shkallën e mbijetesës, por tani një përhapje e mëtejshme e sëmundjes mund të paralizojë sistemet shëndetësore që po luftojnë gjithashtu pandeminë e koronavirusit.

Epidemia e Ebolas, OBSH thirrje për kujdes në 6 vende

“Ne tashmë kemi paralajmëruar gjashtë vendet përreth, përfshirë sigurisht Sierra Leone dhe Liberinë dhe ato po lëvizin shumë shpejt për t’u përgatitur dhe për të qenë gati dhe për të kërkuar ndonjë infeksion të mundshëm,” tha Margaret Harris i OBSH-së në një konferencë në Gjenevë. Nën vëzhgim janë Senegal, Guinea-Bissau, Mali, Bregu i Fildishtë, Sierra Leone dhe Liberia.

Ndërsa renditja e agjentëve viralë është duke vazhduar, Kongo ka konfirmuar se rastet e tij më të fundit nuk janë të lidhura me një variant të ri të Ebolas por përfaqësojnë një ringjallje të një shpërthimi që tashmë ka shkaktuar mbi 2,200 vdekje në 2018-2020. Bregu i Fildishtë, Mali dhe Sierra Leone kanë filluar planet për të ndaluar çdo përhapje të mundshme dhe kontrolle të shtrënguara kufitare.

Epidemia e Ebolas në Afrikë

Virusi Ebola mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe përhapet përmes kontaktit me lëngjet e trupit. Ka një shkallë shumë më të lartë vdekshmërie sesa COVID-19, por ndryshe nga koronavirusi, nuk transmetohet nga ata asimptomatikë.

 

 

Burimi / https://www.today.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top