FB

January 31, 2022 | 8:13

Simptomat dhe karakteristikat e një njeriu që vuan nga të qenit nevrastenik

 

Disa këshilla të efektshme, për të kuruar këtë turbullim psikik

 

 

Me sa kam vrojtuar dhe konstatuar në bisedat të ndryshme me mjaft njerëz, nga më të thjeshtat e deri tek ato me problematika të ndryshme të jetës së përditshme. Të aspektit e të qenit të nevrikosur, të paduruar, nga njëherë dhe brutalë në komunikim, kuptohet, këto vinë nga problemet sociale dhe sidomos e të qenit të pasigurtë për shëndetin dhe jetën nga “koronavirusi 19-të” dhe variantet e tij që marrin jetë çdo ditë. Pra, në thelb, pjesëmarrja tyre për zgjidhje dilemash dhe realizim detyrash, familjare dhe shoqërore, tregohen të nxituar dhe japin mendime të pakuptimta. Sigurisht, këto janë disa simptoma të vetëmjaftueshme që këta njerëz, vuajnë nga të qënit nevrastenik.

dr-ilia-larti 

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

 

 

Karakteristikat e mirëfillta të një njeriu nevrastenik janë:

 

•Nxitimi për të ndërhyrë dhe vepruar, ngritja e tonit, xhestet e tepruara dhe kërcënuese si dhe zgurdullimi i syve gjatë bisedave, gjendja fizike tepër e lodhur dhe i deprimuar.

•Nevrasteniku nganjëherë njesohet me njeriun e depresuar, që shfaq turbullime psikike, gati të ngjashme dhe me neurozën, ku subjekti ankohet për dhimbje të ndryshme (në kokë, kolonën vertebrale, në stomak, afër zemrës etj.), pa patur asnjë dëmtim organik.

•Kjo gjendje, shkakton një ndjenjë lodhjeje fizike dhe veçanërisht të fortë në zgjim (sidomos kur ka pasur kontradita një ditë më parë) dhe një “kapitje” psikike që mënjanon subjektin nga çdo përpjekje, për të qenë i qetë, pra ai kthehet në një njeri i pavëmendshëm e mjaft i shpërndarë.

•Përveç kësaj, nevreasteniku në përgjithësi, shfaq ndjenja shqetësimi dhe mërzie nga çdo gjë dhe në çdo bisedë tregohet gjaknxehtë dhe herë-herë i papërmbajtshëm, ku nga çasti në çast mund të provokohet dhe përplasja fizike, në qoftë se nuk tërhiqet pala tjetër.

•Pra në thelb, njeriu nervoz, bëhet një tip që emotivohet shpejt dhe shpërthen papritur dhe fill pas saj bëhet inaktiv dhe shfaq dukshëm mungesën e përjetimit të thellë të personalitetit të tij, si në prezencën e ngjarjeve apo pjesëmarrjes në biseda, të cilat i kthen në debate të kota, si dhe hyn në kontraditë me bashkëbiseduesit për të mbizotëruar “unin” e tij, pra, ai në këtë rast, drejtohet nga hormonet.

3 

 

Disa këshilla të thjeshta, të efektshme dhe të mirëpranuara

•Njeriu nevrastenik duhet të pranojë se, ai është i goditur nga gjendja e turbullt psikike, duke kujtuar ato rastet, të cilin e kanë vënë në siklet dhe pozicion të vështirë me shokët, kolegët, pjestarët e familjes, eprorët dhe sidomos me vartësit.

•Të marrë guximin dhe të bëhet i vullnetshëm për të mposhtur emocionet e forta çekuilibruese, nëpërmjet heshtjes, largimit të menjëhershëm nga bisedimi, sa fillon acarimi, duke mposhtur veten, për të mos dalë jashtë kontrollit.

•Duhet të praktikohet të ndenjurit vetëm por jo më shumë se gjysmë ore, duke medituar për atë çka ka ndodhur e të bëhet përpjekje për të nxjerrë përgjegjësinë vetjake të mos përmbajtjes dhe pas saj, duhet me patjetër të reagojë duke u kërkuar ndjesë, atyre që u ka shkaktuar shqetësime me nevrasteninë e tij.

4

•T’u largohet atyre njerëzve, që kanë karakteristika dhe shenja të nevrastenisë, me shumë kujdes dhe pa u rënë në sy, se ata kjo sjellje i acaron dhe bëhen mjaft të bezdishëm duke kryer dhe veprime provokuese. Ky është një veprim për të mos rënë pre, që sjellja juaj, të drejtohet nga hormonet. Këtë situatë duhet ta vlerësoni seriozisht, merre me mend se ç’mund të bëhet me dy persona të dalë jashtë kontrollit!

•Për një nevrastenik, realizimi i një kure pushimi, është ilaçi më i mirë për një qetësim dhe relaksimi të pranueshëm, ku ndjenjat dhe dëshirat të harmonizohen me natyrën e qetë dhe të pastër.

•Për një nevrastenik, duhet të bëhet parim jete, që ai të mos konsumojë asnjë lloj pije alkoolike, se ajo bëhet një nxitëse, për të mos kontrolluar veten. Vendin e pijeve alkoolike ta zënë lëngjet nga më të ndryshmet, por dhe në pamundësi të tyre, në momente nxehjeje, pirja qoftë dhe e një gote me ujë të ftohtë, do të ndikojë mjaft, në uljen e nevrasenisë.

•Nevrastenikun, duke iu referuar këshillave të psikologëve, e qetësojnë mjaft leximet e librave me fabula, të parit të filmave me humor e që të bëjnë për të qeshur.

5

•Patjetër dhe domosdoshmërisht, duhet pranuar që, bërja e disa seanca me një psikolog me përvojë në këtë fushë do të jetë nga më të efektshmet dhe për ta kaluar këtë krizë sa më shpejt.

Gjithsesi, kjo është një përpjekje nga ana ime sa dhe dashamirëse, për t’ju ardhur sadopak në ndihmë, për të kuruar normalisht këtë turbullim psikik, që mund ta quajmë dhe sëmundje me pasoja po s’u kap në kohë, e cila kërkon që të bëhen përpjekje të vullnetshme për ta kuruar intestivisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top