FB

January 31, 2022 | 8:20

Vetizolimi dhe izolimi social, si ka ndikuar përgjatë periudhës së pandemisë?

 

 

Vetizolim do të thotë të qëndrosh brenda dhe të shmangni plotësisht njerëzit në vendin tuaj të akomodimit. Padyshim, jo të gjithë njerëzit e përjetojnë njëjtë vetizolimin apo të qëndruarit vetëm. Me ardhjen e pandemisë Covid-19, ku edhe u thellua kriza globale si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë ekonomik, njerëzimi filloj të vetizolohet. Kjo gjendje fatkeqësisht tash e më shumë se dy vite vazhdon ende të jetë e vështirë. Njerëzit në mënyrë sa të papritur aq të shpejtë filluan të izolohen. Sigurisht, kjo gjë duke iu imponuar nga pandemia Covid-19. Kështu, këto situata psiko-traumatike janë imponime, ngaqë personi detyrohet të izolohet nga familja, rrethi shoqëror. Individi fillon e vuan vetminë pastaj kalon në dëshpërim, sepse shumicën e kohës e kalon vetëm.

Përgatiti Doruntina Grulaj, psikologe

01

Jemi në dijeni se ky lloj vetizolimi ka ndikuar tek njerëzit si në aspektin pozitiv ashtu edhe atë negativ. Ndjenja e vetiziolimit ndikimin pozitiv e kishte tek ata persona që nuk kishin kohë të merreshin shumë me veten e tyre dhe që t’i përkushtoheshin familjes, normalisht nga puna, anagazhimet jeta dinamike që kishin ua pamundësonte të qëndruarit më shumë kohë me ta, kurse për disa njerëz vetmia apo vetizolimi ka pas dhe vazhdon të ketë ndikim tejet negativ, ku janë thelluar me veten e tyre, dhe nuk flasin me të tjerët se si ndihen pas gjendjes që kalojnë.

Sa i përket aspektit psikologjik personalitetet si: introvertët ashtu edhe ekstravertët nuk e përjetojnë njëjtë vetizolimin.

Vetizolimi mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe kjo është vërtetuar edhe me rritjen e agresivitetit tek personat, mërzitjen, si dhe rritjen e dhunës ndaj familjes e personave tjerë, vetëvrasjeve si pasojë e izolimit, sepse në kushte të përditshme dallon izolimi nga ai i imponuar.

1

Kur flasim për ekstravertët menjëherë e kuptojmë se ata mund ta vuajnë më shumë vetizolimin sepse janë mësuar të lëvizin më shumë vende, ambiente, të takojnë njerëz të ndryshëm, të shkëmbejnë njohuri mes vete, dhe mbi të gjitha të argëtohen në mënyrën e tyre edhe sipas tipit që kanë. Ndërsa kur bie fjala për introvertët e dimë së ata e kanë më të lehtë të qëndruarit në shtëpi, sepse koha e tyre e zakonshme është të lexojnë libra, të shohin filma, të qëndrojnë vetëm dhe nuk janë shumë socialë. Prandaj, as nuk e kanë problem këtë pjesë të izolimit.

Thamë se vetizolimi përjetohet ndryshe nga të gjithë njerëzit por, sa i përket izolimit social duhet të kemi parasysh se i referohemi asaj lloj vetmie që nuk preferohet dhe nuk vjen si e dëshiruar apo e kërkuar, por, as nuk sjell të mira në shëndetin mendor as në atë fizik. Nga kjo gjendje personat që vuajnë nga izolimi social fillojnë t’i largohen shoqërisë, fillojnë të kenë ankth, depresion, bëhen shumë pesimist, dyshues. Kështu që depresioni dhe vetëvlerësimi i ulët shpesh vijnë nga izolimi social, por mos të harrojmë se munden gjithashtu të shkaktojnë atë.

Izolimi social mund të quhet edhe izolim emocional, që tregon se është mungesë vullneti për të ndarë ndjenjat me të tjerët. Personat që vuajnë nga izolimi social duket se nuk gjejnë mbështetje nga rrethi shoqëror dhe nuk ndjejnë mbështetje emocionale, ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë as ndjenjat e tyre.

2

Por, ia vlen të theksojmë se izolimi social nuk është domosdoshmërisht i keq, pasi shumica e njerëzve dëshirojnë që herë pas here të qëndrojnë vetëm, ngase për disa mund të jetë shumë i domosdoshëm, mund të themi si lloj terapie: qetësues, meditues, u ndihmon të reflektojnë pozitivisht në zgjidhjen e problemeve e situatave të ndryshme jetësore. Ata gjatë izolimit përdorin më pak telefonin, kursejnë energjinë negative dhe janë më produktivë në mendimet dhe analizat që bëjnë brenda asaj periudhe të izolimit social. Megjithatë, distanca sociale mund të shkaktojë probleme në shëndetin mendor dhe fizik, sepse mërzia është shoqëruese e shumë njerëzve këto ditë.

Izolimi nuk na mashtron vetëm trurin andaj është tejet shqetësuese se tendenca psikologjike e izolimit, manifestohet edhe fiziologjikisht.

Andaj duhet të kemi kujdes të shtuar që sa më shumë të kontrollojmë gjendjen tonë mendore, emocionale, fizike, dhe të mos mbyllemi në vetminë e padëshiruar e cila na mundon, duhet të flasim me persona të afërm familjar, pastaj me psikologë dhe të shprehim ndjenjat tona, brengat.

0

Të mos lejojmë që mendimet e errëta dhe negative të na mbyllin brenda vetes, kësaj duhet qëndruar larg, e më larg, sepse gjithmonë e më shumë njerëzit pa vullnetin e tyre dhe në mënyrë ta pavetëdishme po shkojnë duke u bërë më të vetmuar, duke u mashtruar nga bota virtuale pa ndërveprime fizike, nga distanca fizike me njerëzit vetëm duke parë në rrjete sociale, duke menduar se ata janë vërtet ashtu si paraqiten virtualisht, prandaj edhe gjendja që rri vetëm, mund të kalojë në përkeqësim të shëndetit mendor dhe fizik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top