Këshilla & Arsye

September 26, 2018 | 14:03

Simptomat fizike të depresionit…

Shumë prej nesh i njohim simptomat e depresionit. Por, ndoshta ju nuk e dini se depresioni mund të shoqërohet me shumë simptome të tjera fizike. Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike e deri te simptomat fizike. Këtu përfshihen:

Dhimbje koke: Këto paraqiten pothuajse tek të gjithë njerëzit me depresion. Nëse deri tani keni pasur dhimbje të mëdha të kokës, ato do të duken edhe më të mëdha nëse jeni në depresion.

Dhimbje shpine: Nëse tashmë vuani nga dhimbjet në shpinë, do të ishte edhe më keq nëse do të bëheshit depresiv.

Dhimbje muskulore: Natyrisht, çdo lloj i depresionit do ta zgjeronte këtë problem.

Dhimbje gjoksi: Gjithnjë duhet të keni parasysh se është me rëndësi vitale kontrollimi i gjoksit nga ndonjë ekspert. Do të mund të ishte shenjë e problemeve serioze me zemër. Por, depresioni mund të ndikojë që problemi të bëhet më i papërshtatshëm dhe dhimbjet të bëhen më të mëdha.

Probleme digjestive: Mund të ndiheni të dobët apo të keni marramendje. Ndoshta keni diarre apo do t’iu krijohet një ngërç kronik.

Lodhje: Nuk ka lidhje nëse flini shumë, pasi që prapë mund të ndjeheni të lodhur. Zgjimi nga shtrati në mëngjes mund të duket i vështirë, ndoshta i pamundur.

Pagjumësi: Shumë njerëz me depresion nuk mund të flenë më për shkak të depresionit. Ata ose zgjohen shumë herët, ose nuk i merr gjumi kur hidhen në shtrat. Të tjerët flenë më shumë se normalisht.

Ndryshime në oreks apo peshë: Disa njerëz për shkak të depresionit humbin oreksin apo humbin në peshë. Të tjerët hanë më shumë, si p.sh karbohidrate, dhe shtojnë në peshë.

Marramendje dhe pavetëdije: Për shkak të simptomave që paraqiten, shumë njerëz në depresion kurrë nuk kërkojnë ndihmë, sepse ata nuk e dinë se këto simptoma mund të shkaktohen nga depresioni. Madje shumë mjek nuk mund t’i konstatojnë simptomat.

Këto simptoma jo gjithnjë shfaqen në kokën tuaj. Depresioni mund të shkaktojë ndryshime të vërteta në trupin tuaj. Ai duket të jetë i lidhur ngushtë me një disbalancë të substancave kryesore në tru. Këto substanca mund të jenë të ngjashme dhe të luajnë rol të rëndësishëm në atë se si e ndjeni dhimbjen. Kështu, shumë ekspertë mendojnë se depresioni mund t’iu bëj që dhimbjen nga depresioni, ta ndjeni më ndryshe se të tjerët.

Trajtimi i simptomave fizike

Në disa raste, trajtimi i depresionit me terapi apo me barëra, ose me të dyja, mund të zgjidhë problemet e simptomave fizike. Por, bëni kujdes që për çdo simptomë të vizitoni mjekun tuaj familjar. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë që të përdorni barëra kundër lodhjes, kur ndjeni marramendje. Këto barëra bëjnë që ju të ndjeheni më të relaksuar dhe ju lejojnë të flini më mirë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top