Në fokus

October 28, 2020 | 8:40

Simptomat pas Covid-it, pse nuk duhen anashkaluar të shëruarit? 

“Unë nuk jam shëruar. Ndjej të dridhura që fillojnë nga brenda dhe rrëmbejnë në trupin tim.” Alessandro Politi takon pacientë të negativizuar pas Covid të cilët thonë se kanë akoma shumë simptoma, nga paaftësia te ethet për 6 muaj. Pikërisht mbi këto shenja është përqendruar një studim nga Profesor Landi i Poliklinikës Gemelli në Romë, me të dhëna vërtet mbresëlënëse.

“Ndiej të dridhura që fillojnë nga brenda dhe përfshijnë trupin tim”. Në Itali, njerëzit e prekur nga Covid janë rreth 400 mijë, nga këta 244 mijë janë rikuperuar. “Ne jemi negativizuar por nuk themi se jemi shëruar”, i thotë Alessandro Politi, një grua e cila u godit nga koronavirusi. Dhe ajo nuk është e vetmja që mendon kështu. “Sot, shtatë muaj më vonë, bëj një shkallë me blerjet dhe nuk mbushem me frymë”, thotë një vajzë tjetër.

Pikërisht nga këto shenja që mbeten pas fazës akute nga Covid-19, është përqendruar një studim i botuar nga Profesor Francesco Landi i Poliklinikës Gemelli në Romë dhe ekipi i tij. Ajo që del është se pacientët nuk janë shëruar. Sipas studimit, vetëm 12% nuk kanë më asgjë ndërsa 32% kanë ende një ose dy simptoma që lidhen me Covid. Dhe deri në 55% kanë tre simptoma.

“Sindroma Post Covid është një sëmundje që na bën të themi se Covid nuk është grip, nuk mund të rikuperohet brenda një jave. Ai rikuperohet, por kërkon shumë javë ”, shpjegon profesori Landi në Iena.

“Jam bërë e pafuqishme”, thotë një burrë që u prek nga koronavirusi. “Sigurisht që nuk isha shkëlqyeshëm më parë, por dhe i pafuqishëm jo”. “Kam ethe prej gjashtë muajsh”, thotë Anna, 24 vjeçe.

screenshot-2020-10-27-at-7-45-09-pm

Pastaj ka nga ata që thonë se nuk kanë të njëjtën përqendrim si më parë, ka nga ata që kanë dridhje, që shqetësohen. “Shumë simptoma kanë të bëjnë me dëmtimin e një organi”, shpjegon Profesor Landi në emisionin investigativ Le Iene. “Nuk ka asnjë organ që nuk mund të jetë prekur nga virusi. Kjo është arsyeja pse një vlerësim ndërdisiplinor është i rëndësishëm”. Por a nuk do të zhduket dëmi? “Është ndoshta diçka kalimtare, por është një sëmundje e re për të cilën nuk dimë gjithçka”, shpjegon profesori.

Dhe ka një problem tjetër. “Të gjitha testimet i kam marrë  privatisht”, thotë një grua. “Kam shpenzuar nga 800 deri në një mijë euro. Në NHS këto teste do të planifikohen për mua brenda një viti. Nuk kam pasur një ndjekje pasi nuk jam shtruar në spital”. Në fakt, kontrollet post Covid kryhen vetëm në disa rajone në të cilat pacienti që është ende i sëmurë ndiqet nga specialistët falas.

screenshot-2020-10-27-at-7-44-47-pm

Teksa kanë kontaktuar numrin rajonal pa pagesë dhe departamentet shëndetësore të të gjitha rajoneve të Italisë për të zbuluar nëse ka ndonjë përjashtim për hetimet post Covid, për emisionin investigativ italian përgjigjja më e zakonshme ishte jo. Në disa raste situata është më e mirë, të tilla si në Lombardi ku ka lista të testimeve të përjashtuara, por, siç shpjegon një nga pacientët e intervistuar nga Le Iene, listat “janë shumë të kufizuara”. “Po harrojmë të sëmurët post Covid”, përfundon profesor Landi.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi iene.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top