Në fokus

September 25, 2018 | 9:17

Sjelljet që ju bëjnë të dukeni më të zgjuar…

Komunikoni qartë

“Njerëzit e zgjuar kanë fjalor të mirë”, thotë Daniel Oppenheimer, profesor i psikologjisë konjitive në Universitetin e Kalifornisë. “Njerëzit mendojnë: Po të tregoj që kam fjalor të mirë, do të dukem më i zgjuar”. Por profesori thotë se shkrimtarët shihen si më të zgjuar, kur ato që shkruajnë janë më të lehta për t’u kuptuar. “Njerëzit e lidhin inteligjencën me qartësinë e shprehjes”.

Sa më shumë shprehës

Me siguri keni takuar njerëz që flasin me zë të lartë që të duken të zgjuar, por në një farë mase, ajo metodë në fakt funksionon. Çelësi është të jesh një folës sa më shprehës, duke ndryshuar volumin dhe energjinë. “Nëse dy folës thonë të njëjtat fjalë, por njëri flet pak më shpejt, me zë pak më të lartë dhe me më pak pauza si dhe ndryshime të volumit, ai do të shihet si më energjik dhe më inteligjent”, thotë Leonard Mlodinov, ekspert komunikimi.

Mbani syze

Sipas një studimi nga College of Optometrists në Britaninë e madhe, 43% e njerëzve mendojnë se syzet të bëjnë të dukesh më i zgjuar dhe 40% mendojnë se ata që mbajnë syze janë inteligjentë. Shumë njerëz mendojnë se më të zgjuarit mbajnë më shpesh syze se sa budallenjtë.

Tregoni barcaleta

Një studim francez botuar në Psychological Reports zbuloi se gratë që dëgjojnë rastësisht burrat që tregojnë barcaleta për të qeshur mendojnë se ata janë më të zgjuar dhe më tërheqës, se burrat që flasin për tema të rëndomta. Njerëzit që kanë sens të mirë humori shfaqin inteligjencë më të lartë. Kështu që njerëzit mund ta përdorin humorin si një tregues të kollajtë dhe të ndershëm – e vështirë të bësh gjoja – të inteligjencës.

Buzëqeshje origjinale

Njerëzit me buzëqeshje origjinale, që shoqërohen me krijim rrudhash përreth syve, gjykohen si më inteligjentë se sa ata me buzëqeshje false, sipas një studimi në Journal of Nonverbal Behavior.

Ec me shpejtësi normale

Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit, kryer nga profesorja e marketingut Carey Moreuedge, nëse ecën më shpejt apo më ngadalë se ata që ke përreth, mund të të bëjë të dukesh më pak inteligjent.

Qëndrimi drejt

Nëse rrini drejt ju bëni më shumë se sa thjesht përmirësoni pozicionin e trupit. Në një studim të 2007 disa studentë të sapodiplomuar u regjistruan në përpjekjen që të dukeshin të zgjuar, ndërkohë që të tjerët shihnin videon. Një prej gjërave që më të zgjuarit kishin të përbashkët ishte qëndrimi ulur dhe me shpinën drejt.

Kontakti me sy

Nëse dikush të sheh në sy kur flet, je më i prirur të mendosh se është më i zgjuar. Kontakti i mirë me sy tregon se tjetri është i interesuar në atë që po bën apo thua. Nëse jo, atëherë ose ti je i mërzitshëm, ose ai është budalla. Sigurisht, përballë një zgjedhjeje të tillë, të gjithë jemi të prirur të mendojmë që tjetri është budalla.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top