Në fokus

January 4, 2018 | 12:31

Sot, 94-vjetori i lindjes i të madhit Kadri Roshi, ja pengjet e aktorit

Sot është 94-vjetori i lindjes së aktorit Kadri Roshi. Ministria e Kulturës në përkujtim të artistit të madh shkruan: “Artisti i Popullit”, Ezopi shqiptar, apo “Patriarku i fjalës së kënduar shqipe” si e ka cilësuar poeti Dritëro Agolli. Fjala në gojën e tij sjell tingullin e zileve të këmborëve të Malit të Nemërçkës, Malit të Gjerë, të këngës polifonike, apo rrjedhës së lumenjve.

Jo vetëm aktor brilant, por edhe një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografisë, apo ekonomisë botërore. Këto njohuri i konsideronte të domosdoshme në interpretimin e roleve të veta. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se për të qenë i suksesshëm duhej më shumë punë dhe pak talent. U nda nga jeta me dëshirën dhe ëndrrën për të jetuar me skenën.

“Të gjitha rolet që nuk i kam luajtur i kam pengje. Kështu e ka jeta e aktorit”. Jetoi me skenën dhe kinemanë dhe na solli një portret që mbeti i dashur në celuloid, me qindra role dhe personazhe duke na dhuruar artin e bukur të fjalës. Dhe mbeti i dashuruar me vendin e tij: “Unë jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka te këmbët, nga këmbët te koka dhe për këtë krenohem”./Panorama

kadri1

kadri2

kadri3

kadri4

kadri5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top