Në fokus

July 30, 2018 | 14:24

Sot Dita Botërore e Miqësisë, të falënderojmë miqtë tanë që janë pranë nesh!

 

“Shoku është një dhuratë që ti i bën vetvetes.” Robert Louis Stevenson

Dita Botërore e Miqësisë, është një ditë ku më së shumti duhet të falënderojmë miqtë tanë që janë pranë nesh, të vlerësojmë ata dhe të shprehim se sa me fat jemi që i kemi. Data 30 korrik u zgjodh si datë për të kremtuar këtë Ditë, nga OKB. Në 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë. 

Ishte OKB-ja që më 27 prill të vitit 2011 e shpalli datën 30 korrik si Ditën Botërore të Miqësisë. Megjithatë disa vende, si për shembull India, e festojnë këtë ditë të dielën e parë të gushtit. Kjo është një ditë, një ngjarje e rëndësishme, sidomos për të rinjtë që duan t’ua kushtojnë këtë ditë miqve të tyre. Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjellë një mbipërdorim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave. 

Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore. Pavarësisht se në SHBA, kjo ditë nisi “të vdiste” për shkak të rënies së prodhimit të kartolinave nga industritë përkatëse, ajo u mbajt gjallë në mjaft vende të Azisë. Ideja për të patur një Ditë Ndërkombëtare Miqësie, u propozua fillimisht në 20 korrik të vitit 1958 nga Dr Ramón Artemio Bracho gjatë një darke me miqtë në Porto Pinasco, në Paraguaj.

 OKB shpalli Ditën Botërore të Miqësisë si një ditë që promovon paqen me anë të rolit të saj, si një ditë ku miqësia midis popujve, vendeve dhe kulturave, mund të propozojë përpjekjet për paqe dhe ndërtimin e urave lidhëse mes komuniteteve. Qëllimi i kësaj dite është të nxisë miqësi, duke kapërcyer boshllëqet që mund të lindin për shkak të racës, ngjyrës apo fesë. Si një ditë për tu përballur me keqkuptimet dhe mosbesimin që bëhen burime të konflikteve mes shteteve. 

Qëllimi është përfshirja e gjithë të rinjve në aktivitetet e komuniteteve të ndryshme, ku promovohet mirëkuptimi dhe respektimi i diversitetit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, lidhur me këtë ditë, është shprehur: “Në këtë Ditë Botërore të Miqësisë, le të kultivojmë lidhje që forcojnë marrëdhëniet mes nesh dhe promovojnë mirëqenien e familjes njerëzore.”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top