Këshilla & Arsye

January 9, 2018 | 9:32

Sporti dhe vetëvlerësimi

Që në moshë të vogël, një nga mënyrat për t’iu qasur tjetrit është loja interaktive. Edhe në jetën e të rriturve ne mund të hasim në këtë model të ndërveprimeve.

1

Kur kthehet loja në sport?

Kur vendosim të shpenzojmë më shumë kohë dhe vazhdimisht në një aktivitet. Kur heqim dorë nga të bërit diçka tjetër për sportin tonë të preferuar.

Çfarë e dallon lojën e ekipit nga sportet e pavarura(palestër, ushtrime, vrapim )

Marrëdhënia është tipari themelor, dëshira dhe interesi për t’u përfshirë me një person tjetër përveç vetvetes, dëshira për të njohur fytyra të reja dhe përvoja të reja.

Sporti është një mjet për të kapërcyer limitet e vetes  në një mënyrë e shëndetshme duke u përballur me aftësitë e të tjerëve, duke njohur vështirësitë e vetes dhe duke ngjitur gradualisht pengesat, pa e minimizuar tjetrin ose duke shkatërruar personalitetin e të tjerëve.

Konkurrenca

Konkurrenca është e lindur në qenien njerëzore.

Për këtë arsye është e nevojshme të kultivojmë konkurrencën, por në bazë merite.

Duke fituar pa meritë nuk do të lejojë individin të zhvillojë aftësitë, për të mësuar të jetë në botën e punës, pa shkelë mbi këmbët e të tjerëve.

Personaliteti ndikon në zgjedhjen e sportit

Personaliteti ndikon në llojin e sportit që secili prej nesh zgjedh. Por ndonjëherë duhet të sfidosh kufijtë e tu pa i dhënë vetes shpresa të paarritshme.

Sporti mund të përdoret gjithashtu si një metodë e përfshirjes kulturore, siç tregohet nga Soccer për Paqe në Rrugë, një mjet “i patentuar” në Spanjë me rregulla krejtësisht të reja të futbollit.

Në këtë formulë të re luhet në mënyrë të përzier (meshkujt dhe femrat) dhe sjelljet prosociale shpërblehen përmes pikave të ndershme të lojës. Rregullat ndahen përpara lojës dhe më vonë ri-diskutohen, për të kuptuar cilat janë vështirësitë e hasura dhe gjërat që mund të përmirësohen. Në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë të përjashtuar ose gjithmonë në stol, të gjithë do të kenë një rol të rëndësishëm në lojë. Kjo metodë mund të eksperimentohet në kontekste të ndryshme: për shembull me djemtë e kulturave të ndryshme, me fëmijët në nevojë…

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top