FB

January 31, 2022 | 8:20

Stilimi perfekt dimëror për flokë mesatarë

Pamja më trendi për flokët në dimër është padyshim prerja bob, e derdhur, e butë dhe voluminoze njëkohësisht. Është një stil shumë i lehtë për t’u krijuar edhe në shtëpi duke kopjuar pamjen e yjeve.

1

Stilimi në trend dimëror është efekti i lëmuar, i përsosur për t’u kombinuar në flokë me prerje mesatare. Frymëzimi vjen drejtpërdrejt nga vitet ‘90: nuk është një stil i sheshtë dhe pa formë, por një rrudhë voluminoze dhe pak e rrumbullakosur në rrënjë, shpesh me qoshe të rrumbullakosura përballë mjekrës, ashtu siç e sheh tek këngëtarja Selena Gomez. Zbuloni pamjet e yjeve dhe stilet për t’u kopjuar.

 

Si të krijoni fryrjen e përsosur në shtëpi?

Krijimi i një modeli flokësh pa të meta në shtëpi do të jetë shumë i thjeshtë: ju duhet vetëm një furçë e rrumbullakët, një tharëse flokësh dhe një rregullues.

0

Filloni nga fijet e poshtme dhe me ndihmën e furçës së rrumbullakët shtoni vëllim në rrënjë fije-fije, derisa të arrijë në majë të kokës. Në këtë mënyrë do të merrni një lëmim të butë dhe voluminoz. Nëse dëshironi të krijoni një efekt edhe më të saktë, atëherë përdorni një pjastër, pa prekur rrënjën: rreth 5 centimetra nga rrënja në mënyrë që të mos rrafshoni volumin e dhënë nga e mëparshmja. Nëse dëshironi të krijoni një efekt të rrumbullakosur në maja, mund ta rrotulloni pjastrën nga brenda sapo të arrijë centimetrat e fundit të gjatësisë suaj.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Fanpage.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top