Mirëqenie

December 23, 2017 | 8:10

Strategji të vogla bukurie gjatë festave

fytyreJo vetëm ankth e stres, por periudha e festave të fundvitit, përveç detyrimeve apo çfarë duhet të bësh shpejt, mund të jetë një rast i shkëlqyer për t’i dhuruar kohë vetes e të përpiqeni të rimerrni energjitë për t’u përballur me pjesën e dytë të dimrit. Janë një hapësirë për të rizbuluar bukurinë dhe mirëqenien me mjete të thjeshta, por efektive, sipas gjysheve dhe rutinës së bukurisë bërë vetë.

1

Pastër dhe thjeshtë: çfarë është më e mirë se një gotë ujë i ngrohtë sapo zgjohesh, vetëm për të filluar ditën me energji? Hidratim, përmirësim të funksionit të zorrëve, pastrim: këto janë virtytet e një gote uji.

Merre lehtë: festat duhet të jenë periudhë qetësie, por në këtë periudhë në fund jemi të shkatërruar. Le të ruajmë qetësinë. Mjafton një shëtitje pak minuta në ajër të pastër për të rigjetur qetësinë dhe energjitë.

Rroftë lumturia: studimet tregojnë efektet e dobishme të emocioneve pozitive. Le të gëzojmë një qeshje të shëndetshme: yoga na mëson se të qeshurit është një palestër për fytyrën dhe shpirtin. Asnjëherë mos ia privoni vetes!

Në tavolinë me kënaqësi: lehtësi po, por pa shumë sakrifica. Kur temperaturat zbresin, rritet dëshira për t’u përqafuar. Më mirë të vëmë në tryeza sallata të buta dhe të plota bishtajore, ushqyese, të gjalla dhe të shijshme.

Fjalëkalimi: pastrim! Mes drekave familjare, aperitivëve me kolegë dhe darkave, ka një nevojë në rritje për të ndier dritë dhe për të rizbuluar vitalitetin. Ne përdorim çajra të përpunuara bimore për të pastruar trupin. Ide e zgjuar? Merreni çdo mëngjes në termus për ta pirë gjatë ditës.

Luksi i SPA: banjat turke apo saunat qetësojnë, favorizojnë pastrimin dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të dimrit si sinusiti dhe enjtjet e aparatit të frymëmarrjes. Një arsye e shkëlqyer për të dhuruar një paradite me mikeshat e ngushta.

Pak, por të mira: për Krishtlindje rinovojmë produktet e bukurisë. Sekreti? Pak janë të nevojshme, por me cilësi. Për bukurinë tonë ne zgjedhim thjeshtësinë.

Një vakt “ndryshe”: Thjesht shtoni një lugë qumësht për lëkurën e thatë dhe dy pika vaj esencial livando, më pas e vendosim në frigorifer. Ky është një tonik pastrues, i cili mund të aplikohet në qepalla me një tampon pambuku.

Kripë për banjat, SPA në shtëpi? Mundet. Hedhim gjysmë kilogrami kripë të zezë, një degë rozmarinë të freskët dhe pak nenexhik, eukalipt ose livando në ujë. Gjysma e një ore e zhytur në relaksim total do të mjaftojë për qetësinë e trupit.

Ndiqni ngjyrat: për të ndriçuar pamjen dhe t’i jepni dritë fytyrës, përqendrohuni të ngjyrat e ndritshme. Pushimet janë një mundësi e shkëlqyer për t’u kujdesur për veten: e meritojmë!

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top