Këshilla & Arsye

December 23, 2017 | 8:10

Tryeza e festave: receta për drekën e Krishtlindjes

Një propozim që mbështetet në pjatat tradicionale me një prekje të risive. “Përbërësit’ idealë për të krijuar një atmosferë intime dhe mikpritëse në Krishtlindje, janë të afërmit dhe një tryezë e shtruar me kujdes për një rast për t’u kujtuar. Ja një ide e mirë që ju propozojmë për menunë e festës më të pritur të vitit për të krishterët e jo vetëm. Kjo është një zgjedhje e përftuar nga këshillat e blogut Avvinando.

1

Antipastë – Sufle me djathë: përgatitje tipike e kuzhinës franceze me butësi dhe delikatesë. Përbërja është realizuar me vezë dhe djathë.

Përbërësit:

Miell tipi 00                     40 g

Gjalpë                                50 g

Qumësht i freskët         2 50 ml

Vezë mesatare                     4

Djathë kaçkavall                50 g

Emmental i integruar      150 g

Kripë dhe piper

untitledPërgatitja:

Përgatisni salcën me bazë gjalpi, shtojini miellin dhe përziejeni për një minutë. Pastaj shtojini qumështin dhe vëreni në zjarr e përziejeni me lugë druri deri sa të mpikset paksa.

Shtojini më pas kripë dhe piper dhe lëreni disa minuta.

Vendoseni përmbajtjen në enë qeramike të lyer me gjalp dhe mbulojini me djathë kaçkavall të grirë. Më pas futeni në furrë në 200 gradë temperaturë për 10 minuta.

Pjata e parë – Pastatelli me lëng mishi: makarona tipike nga Emilia Romagna dalluar për formën cilindrike, përgatitur për festat e Krishtlindjes.

Përmbajtja konsiston me bazë vezë dhe bukë të grirë. Pastatelli janë një pjatë e thjeshtë dhe shumë elegante. Ato mund të shoqërohen me pjata peshku, mishi ose perime.

Përbërësit:

Vezë mesatare             3

Arrë moskat                  Një majë luge

Parmixhano i grirë       120 g

Bukë e grirë                   120 g

Lëkurë limoni e grirë   gjysmë luge

Lëng mishi                     1 litër e ½

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Përgatisni lëngun e mishit më vete. Në një enë tjetër gatimi me dy gota ujë shtoni 2 domate të pjekura, 1 qepë, 2 karota, 2 degë selino, 500gr mish të prerë në copa. Gatuajini për rreth një orë. Më pas, hiqeni mënjanë. Pastaj përgatitini pastatellët në një tas. Shtoni përbërësit e parë. Pasi t’i miksoni e t’i bëni në formë brumi, rrafshojeni me duar dhe formoni pastatellin me një lugë kullesë. Më vonë vendosini në lëngun e mishit dhe lërini 3 minuta.

Pjata e dytë – Fileto Wellington: i kushtueshëm dhe i shijshëm, bërë me pjesën më të mirë të fileto së viçit. Realizohet nga një pure kërpudhash dhe një petë brumi krokante. Vështirësia në përgatitje është tek pjekja e mishit dhe spërkatja me lëngjet në brendësi të saj.

Përbërësit:

Fileto viçi                             1 kg

Petë brumi e shkrifët      300 g

Kërpudha Champignon  300 g

Kërpudha të thata               10 g

Gjalpë 

Një arrë

Vaj ulliri

Konjak                            1/2 gotë

Vezë për lyerje              1

Kripë dhe piper

untitledPërgatitja:

Merrni fileton e thithini lëngjet që ka me një letër absorbuese. Spërkatini pak kripë dhe piper në çdo anë dhe masazhojeni. Lidheni me një spango kuzhine për të ruajtur formën cilindrike në pjekje, ndaj, lëreni mënjanë për disa minuta. Ndërkohë pastroni kërpudhat nga lëkurat dhe ndajini në feta.

Gatuajini kërpudhat në një tigan me pak vaj ulliri dhe kur të shterojnë ujin, shtojini kërpudhat e vogla e shtojini kripë. Përziejini kërpudhat dhe shtypini mirë derisa të largohet uji i tepërt. Në një tigan tjetër shkrini gjalpin dhe vendosni fileton. Piqeni përreth 2 minuta nga secili krah, shtojini konjak dhe pasi të ketë avulluar, ka përfunduar edhe gatimi.

Piqeni më tej fileton në furrë me 220 gradë për rreth 20 minuta. Ndërkohë, hapni brumin drejtkëndësh në një fletë letër pjekjeje, përhapni purenë e kërpudhave në një sipërfaqe pak më të madhe se fileto. Vendosni fileton mbi të dhe mbulojeni me petën.

Mbyllini skajet mirë, hiqni brumin e tepërt dhe bëni disa vrima për të lejuar që avulli të çlirohet gjatë gatimit. Vendoseni fileton në një tigan të pjekur me letër pjekjeje, lyejeni me vezën e rrahur dhe piqeni në 200 gradë për rreth 45 minuta.

Pasi të piqet, lëreni 5 minuta sa të ftohet.

Ëmbëlsira – Pema e mbushur me panetone: është një ëmbëlsirë spektakolare e  bërë me panetone të prerë në formë yjesh që alternohet me shtresat e kremit të rikotës dhe boronicë të kuqe.

Përbërësit:

Për banjën

Pije rum                                50 ml

Ujë                                         50 ml

 

Për kremin e rikotës

Gjizë lope                           300 g

Krem qumështi i freskët  200 ml

Sheqer pluhur                      50 g

 

Për zbukurimin

Rrush i kuq pa fara           5 degë

Sheqer pluhur

 

untitledPërgatitja:

Përgatitni kremin e rikotës: rrihni së bashku me sheqerin dhe kremin me mikserin elektrike derisa të merret një përzierje homogjene. Transferojeni atë në një qese me një hapje në majë, të paktën 1 cm të gjerë. Priteni panetonen në drejtim të gjerësisë, duke përftuar të paktën 6 feta në formë yjesh.

Formoni shtresat të alternuara duke i lagur me banjën alkoolike, krem mbi majat dhe në qendër të panetones në forma yjesh.

Zbukuroni çdo fetë me rrush të kuq, duke i shtuar dhe sheqerin pluhur.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top