Stresi i ‘supermamave’ mund të sjellë pasoja të rrezikshme.
Gratë kanë 50% më shumë mundësi të vdesin prej atakut kardiak si pasojë e presionit të jashtëm. Ky presion vjen si pasojë e menaxhimit të familjes dhe fëmijëve për t’i përgatitur në jetë.
Këto përfundime janë nxjerrë nga disa kërkues gjermanë, të cilët kanë vëzhguar 4100 raste.
Ata kanë evidentuar që gratë vuajnë nga sulme të ndryshme të zemrës, dhe sa më të moshuara që të jenë, aq më të mëdha janë rreziqet që u kanosen.
Rezultatet e studimit tregojnë, që e gjithë kjo vjen si pasojë e stresit, me të cilin ato përballen çdo ditë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.