FB

March 16, 2021 | 8:07

Stresi, pasojat e një reaksioni që mund të krijojë rrezik për jetën e individit

Përgatiti Prof. Assoc.proc.Doc. Dr. I. S. LARTI

 

 

Stresi është diçka e pa shmangshme ne jetën tonë, ai është bashkudhëtar apo sinonim i jetës tonë, sikurse dhe një ngacmues përgatitor për të ndodhur një reaksion i cili nuk duhet të krijojë rrezik, në të kundërtën kërcon jetën. E keqja e stresit vjen nga gjendja e individit, i cila ka mjaft kërkesa dhe disa prej tyre nuk i realizohen, sigurisht pasoja sjell stres, pra fillojnë çrregullimet dhe shfaqen pasojat.

1

Stresi është një reagim normal dhe i natyrshëm ndaj shumë situatave. Mund të mendohet si reagimi i trupit ndaj vetë jetës. Stresi përgjithësisht përkufizohet si, reagimi ndaj ngjarjeve  dhe kërkesavese të trupit i cili vjen te njerëzit me ndjenjën e tension, trysnisë, emocionit ankthit, zemërimit etj., përtej nivelit “normal”, ku personi i stresuar e ka të vështirë ta përballojë. Këto ndodhin kur trupi dhe mendja kërkon të funksionojë përtej fushës apo kapacitetit normal. Në këtë rast njerëzit përjetojnë situata që ata i perceptojnë si veçanërisht domethënëse, të rrezikshme, ose kërcënuese ndaj qenies së tyre.

Stresi i tepërt shkakton shqetësime, si për shëndetin mendor dhe atë fizik të personit. Veçanërisht për situatat me rrezikshmëri të lart, të cilat ju shkaktojnë njerëzve reagime të justifikueshëm, ku ata e kanë shpesh të vështirë të kuptojnë ose të pranojnë se janë të stresuar.

Çdo stres jep shtimin e disa hormoneve (katekolominat), që rrisin rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit etj. Të gjitha këto e përgatisin organizmin për veprim. Organizmi ynë i shkatërron këto hormone, duke kthyer në normë çdo gjë. Ka raste qe këto hormone ngelen të larta dhe organizmi s’është në gjendje te qetësohet; ai lodhet, dorëzohet, sëmuret. Për këtë arsye duhet të njohim shkakun e stresit që ta luftojmë atë. Teknikat e vetëkontrollit kanë shumë rëndësi. Të ushtuarit fizik të çliron nga streset, sepse hormonet stres-dhënës metabolizohen (prishen), gjatë aktivitetit fizik.

1

Çfarë i shkakton goditja  psikologjike shëndetit ?

Dhuna psikologjike të dëmton shëndetin dhe të sëmurë.

Sa nga këto simptoma ke ti?

1.Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme

2.Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërdinë me sistemin tënd imunitar)

3.Dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, e cila nuk largohet pas trajtimit.

4.Dhimbje koke dhe migrenë

5.Lodhje, rraskapitje.

6.Pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur.

7.Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit do dhunuesin nga mendja

8.Acarim zorrësh

9.Probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulçera, herpes, urtikarie.

10.Përqendrim i dobët, nuk përqendrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.

11.Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.

12.Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.

13.Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi

14.Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.

15.Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje

16.Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete

17.Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.

18.Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj.

Në qoftë se ke rreth 55-60 % të simptomave të lartpërmendura, dije se je nën goditjet psikologjike, ndaj merr masa sa më të shpejta, pa rënë në nivelin e rraskapitjes apo traumatizmit.

3

Këshilla më e mirë:

Ushtrohuni fizikisht. Njerëzit me pune, pa sforcime fizike, lodhen keq e fishken shpejt. Pas moshës 40-vjeçare, muskulatura ka rënë dhe dhjamërat janë depozituar si barërat e këqija. Rinia tashmë është kapërcyer, ka filluar të shfaqet pleqëria e parakohshme. Të tjerët që merren me një punë, brenda të cilës ka njëfarë sforcimi fizik, ndjehen më mirë. Kjo është një kujtesë praktike e asaj që ndodh në jetë.

2

10 këshillat antistres

Në  vitin  1999 në Melburnë të Australisë u mbajt Kongresi Botëror për “Luftën kundër Stresit”. Psikoanalistët në atë Kongres përcollën mjaft  mendime si dhe rekumanduan 10 këshilla antistres.

1-Mbajtja e trupit në temperaturën konstate, sepse temperaturat e ulta si dhe ato të larta bëhën shkak dhe stimulojnë stresin.

2-Të hiqet mendja nga puna me t’u shkëputur prej saj. (ndërsa krijuesit të normonë punën  sa të jetë e mundur).

3-Përpjekje të vazhdueshme për një jetë sa më të qetë dhe efektive, duke kryer marrëdhënie seksuale të rregullta.  Jetë të rregullt jashtë orarit të  punës dhe kalimi i fundjavës me familjen është “ilaçi” më i mirë antistres.

4-Evitimi sa të jetë e mundur i mbingarkesës në punë. Të mos bëhen shumë punë brenda një dite.

5-Duhet ngrënë dhe pirë me ekuilibër, duke mos ngrënë jashtë mase, por dhe të mos rrihet pa ngrënë.

6-Të fjeturit këshillohet të jetë normal, në përshtatje me moshën.  Mosfjetja apo të fjeturit jashtë mase, bëhen stimulues për stresin

7-Ngarkesa fizike të merret në përshtatje me moshën, ndërsa kalimi në  mbingarkesë (lodhje), provokon stresin.

8-Të qëndrohet larg monotonisë.

a.Dëgjim muzike të proferuar.

b.Kryrja e shëtitjeve të shkurtëra (në këtë situate virale – lëvizje e ushtrime të lira, ushtrime toke, jogë etj.)

c.Kalim i kohës me miq dhe shokë.

d.Leximi i librave tërheqës.

e.Kryerje vizitash në mjedise të lidhura me proceset mësimore, si historike tje. (në këtë situate virale hyrja në internet dhe shikohen kuriozitete nga fusha të ndryshme që ju interesojnë).

f.Kur e ndjen veten të lodhur kërko të pushosh.

9-Të shmanget ngarja e makinës përtej kërkesave dhe rregullave të “kodit rrugor”, në mënyrë të veçantë kjo për personat më tension, zemër  dhe depresion.

10-Edhe se në përdoren mjekime antistres, në mënyrë të vazhdueshme duhet këshillimi me mjekun specialist.

Për t’u mbajtur mend..!

Normalisht ne kemi të bëjmë me stres të përditshëm, minimal dhe sigurisht ne përpiqemi ta përballojmë dhe të shmangim efektin e “djegies”.

Por ndonjëherë mund të ndodhë që, një person ekspozohet ndaj një ngjarjeje tronditëse ose Ngjarje Krize.

Kjo mund të jetë një ngjarje që përfaqëson një kërkesë ekstreme nëpërmjet mekanizmave përballuese të dikujt, por dhe që ka potencialin për të tronditur thellësisht jetën e dikujt.

Nëse reagimi nuk menaxhohet me efikasitet dhe në kohë, ndoshta mund të rezultojë në ndryshim të personalitetit ose në shfaqjen sëmundjeve fizike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top