FB

September 15, 2021 | 8:10

Stresi rrit rrezikun e hipertensionit dhe problemeve të zemrës

 

Një studim i ri konfirmon se stresi është i keq për shëndetin tuaj: kur është i lartë, rritet rreziku i presionit të lartë të gjakut dhe problemeve kardiovaskulare. Kjo u zbulua nga hulumtimi në revistën Hypertension, i pari që vlerësoi ndikimin e stresit tek njerëzit fillimisht të shëndetshëm.

Studimi u drejtua nga Kosuke Inoue, një epidemiolog në Universitetin Kyoto në Japoni. Hormonet e stresit norepinefrina, epinefrina, dopamina dhe kortizoli rriten kur goditemi nga ngjarje stresuese si puna, marrëdhëniet me të tjerët, paratë. Katër hormonet i përgjigjen niveleve të perceptuara të stresit, duke u rritur me rritjen e stresit.

Në këtë studim, hormonet e stresit u matën përmes testeve të urinës në 412 të rritur të moshës 48-87 vjeç. U zbulua se gjatë një periudhe mesatare prej 6 vjet e gjysmë sa herë që përqendrimet e 4 hormoneve të stresit dyfishohen, rreziku i zhvillimit të presionit të lartë të gjakut rritet me 21-31%.

Për më tepër, u zbulua se gjatë një periudhe mesatare prej më shumë se 11 vjetësh ka një rritje prej 90% të rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare sa herë që përqendrimi i kortizolit dyfishohet. Studimi konfirmon se stresi është një faktor rreziku për zhvillimin e hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare, përfundon Inoue.

 

 

Burimi / https://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top