Tingulli i gërhitjes së maces qetëson nervat , zvogëlon dhembjen dhe shpejton shërimin e njerëzve – ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Missouri në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Veterinare.
Gërhitja emetohet në frekuencën prej 25 deri në 100 hercë, e cila përdoret në mjekësinë humane në rastet e shërimit të eshtrave me ultratinguj, frakturave dhe inflamacionit të muskujve.
Ekspertët theksojnë se gërhitjet e maceve shërojnë më shpejt se të gjitha kafshët e tjera, sepse tingulli i tillë te njerëzit nxit endrofinën dhe pikërisht kjo zvogëlon dhembjen dhe ofron ndjenjën e qetësisë.
“Macet janë eksperte në ruajtjen dhe magazinimin e energjisë në organizmin e tyre, posaçërisht në periudhën e dremitjes dhe pushimit ditor”, sqaron Dr. Leslie Lyons, eksperte e gjenetikës dhe profesore në Universitetin Missouri.
“Kur njerëzit i marrin në krah dhe i përkëdhelin, ato me kënaqësi gërhasin dhe me atë rast nuk shpenzojnë kurrfarë energjie tjetër, por as nuk lodhen në rastin e emetimit të atyre vibracioneve” – sqaron mjekja.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.