Studim

September 5, 2018 | 11:34

Studim / Gërhitja e maces qetëson dhimbjet në një kohë shumë të shkurtër

Tingulli i gërhitjes së maces qetëson nervat , zvogëlon dhembjen dhe shpejton shërimin e njerëzve – ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Missouri në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Veterinare.

Gërhitja emetohet në frekuencën prej 25 deri në 100 hercë, e cila përdoret në mjekësinë humane në rastet e shërimit të eshtrave me ultratinguj, frakturave dhe inflamacionit të muskujve.

Ekspertët theksojnë se gërhitjet e maceve shërojnë më shpejt se të gjitha kafshët e tjera, sepse tingulli i tillë te njerëzit nxit endrofinën dhe pikërisht kjo zvogëlon dhembjen dhe ofron ndjenjën e qetësisë.

Macet janë eksperte në ruajtjen dhe magazinimin e energjisë në organizmin e tyre, posaçërisht në periudhën e dremitjes dhe pushimit ditor”, sqaron Dr. Leslie Lyons, eksperte e gjenetikës dhe profesore në Universitetin Missouri.

“Kur njerëzit i marrin në krah dhe i përkëdhelin, ato me kënaqësi gërhasin dhe me atë rast nuk shpenzojnë kurrfarë energjie tjetër, por as nuk lodhen në rastin e emetimit të atyre vibracioneve” – sqaron mjekja.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top