Studim

April 17, 2018 | 9:24

Studim / Orari i gjumit ndikon në gjendjen shëndetësore dhe jetëgjatësinë. Ja se si…

Ata që flenë vonë mund ta paguajnë një ‘çmim’ kur është fjala për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre. Personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe kanë probleme të zgjohen në mëngjes, kanë 10% shanse më të larta të rrezikut për të vdekur më herët sesa ata që flenë dhe zgjohen herët.

Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që personat të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë ta kuptojnë se shprehitë e tyre të gjumit mund të kenë pasoja serioze shëndetësore dhe ka shumë gjëra që t’i ndihmojnë ata t’i largojnë këto shprehi. Vlen të përmendet se këto zbulime janë bazuar në studimin e më shumë se 433,000 britanikëve.

Ndër tjerash, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë dyfish më të prirë të vuajnë nga çrregullimet psikologjike, 30% më të rrezikuar nga diabeti, 25% më të rrezikuar nga problemet neurologjike, 23% më të rrezikuar nga çrregullimet gastrointestinale dhe 22% më të rrezikuar nga sëmundjet respiratore.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top