Vera e kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e pjellorisë për gratë me sindromë policistik në vezore (PCOS). Gjendja komplekse hormonale është një shkak i zakonshëm i infertilitetit, duke ndikuar në rreth 12-18 për qind të grave të moshës riprodhuese.
Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar një lëndë kimike që gjendet në verën e kuqe dhe rrushin, i quajtur resveratrol që mund të ndihmojë në adresimin e një çekuilibëri hormonal, duke ulur nivelin e tyre të testosteronit dhe nivelet e (DHEAS).
Përveç verës së kuqe dhe rrushit, resveratroli gjendet në arra dhe ka veti anti-inflamatore.
Gratë e përfshira në studim që morën resveratrol treguan përmirësim në faktorët e rrezikut të diabetit, rënie në nivelet e insulinës me 31.8 për qind gjatë periudhës së studimit.
“Gjetjet sugjerojnë se resveratroli mund të përmirësojë aftësinë e trupit për të përdorur insulinën dhe potencialisht ul rrezikun e zhvillimit të diabetit.
Studimi mund të jetë në gjendje të ndihmojë në uljen e rrezikut të problemeve metabolike për femrat me PCOS.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.