Këshilla & Arsye

October 26, 2016 | 7:56

Studimi/Vera e kuqe mund të përmirësojë pjellorinë për disa gra

Vera e kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e pjellorisë për gratë me sindromë policistik në vezore (PCOS). Gjendja komplekse hormonale është një shkak i zakonshëm i infertilitetit, duke ndikuar në rreth 12-18 për qind të grave të moshës riprodhuese.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar një lëndë kimike që gjendet në verën e kuqe dhe rrushin, i quajtur resveratrol që mund të ndihmojë në adresimin e një çekuilibëri hormonal, duke ulur nivelin e tyre të testosteronit dhe nivelet e (DHEAS).

Përveç verës së kuqe dhe rrushit, resveratroli gjendet në arra dhe ka veti anti-inflamatore.

Gratë e përfshira në studim që morën resveratrol treguan përmirësim në faktorët e rrezikut të diabetit, rënie në nivelet e insulinës me 31.8 për qind gjatë periudhës së studimit.

“Gjetjet sugjerojnë se resveratroli mund të përmirësojë aftësinë e trupit për të përdorur insulinën dhe potencialisht ul rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Studimi mund të jetë në gjendje të ndihmojë në uljen e rrezikut të problemeve metabolike për femrat me PCOS.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top