Mirëqenie

June 7, 2018 | 12:02

Suplementet më efektive kundër rrudhave

Hidhini një sy shishes së kremit tuaj anti-rrudhë. Pjesë e përmbajtjes së saj do të jenë me patjetër vitaminat, antioksidantët dhe acidet yndyrore.

Në 99% të rasteve do të ketë edhe acid hialuronik dhe kolagjen. Këto suplemente ju mund t’i blini në çdo farmaci, madje edhe duke pasur përfitime, pasi ato kushtojnë më lirë se një krem anti-rrudhë.

Në këtë artikull ju do të gjeni informacionet e nevojshme për të pasur një fytyrë të butë dhe elastike. Njihuni më poshtë me suplementet që kujdesen për lëkurën tuaj dhe e mbrojnë atë nga rrezet UV, nga i ftohti dhe era, si dhe nxisin kolagjenin, acidin hialuronik.

Çfarë duhet të bëni për të parandaluar rrudhat?

Ndërtoni një shtresë mbrojtëse ndaj lëkurës suaj. Sa më e dobët të jetë mbrojtja/shtresa, aq më e thatë, e hollë dhe e zbehtë do të bëhet lëkura juaj.

Stimuloni lëkurën: Kompensoni kolagjenin, acidin hialuronik. Lëkura e plakur prodhon më pak nga këto përbërës, dhe ju duhet të rrisni prodhimin e tyre.
Shtoni antioksidantë: Antioksidantët mbrojnë nga radikalët e lirë lëkurën tuaj.

Kremrat, serumet dhe injeksionet nuk janë domosdoshmërisht çelësi i një lëkure të re dhe të bukur. Vitaminat dhe kapsulat janë një alternativë e mirë që kushtojnë 5-10 herë më lirë.

Vitamina E (kapsula): Vitamina E është një antioksidant shumë i fuqishëm. Vitamina E dhe vitamina C parandalojnë djegien e lëkurës nga dielli dhe mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira, stresi oksidativ dhe plakja.

Xhel me acid ferulik: Nëse shtoni acid ferulik tek vitamina E dhe C, mbrojtja e lëkurës kundër diellit do të rritet së paku 4-8 herë. Acidi ferulik hidraton dhe zbut lëkurën, nxit prodhimin e kolagjenit dhe parandalon plakjen. Dermatologët zbuluan se përdorimi më i mirë i acidit ferulik është në formën e një xheli. Xheli absorbohet lehtë nga lëkura dhe rrit pengesën mbrojtëse.

Kolagjeni është një proteinë fibroze pa të cilën lëkura jonë nuk jeton dot. Sasia e kolagjenit në trup zvogëlohet me kalimin e viteve. Dermatologët zbuluan se futja e shtojcave të kolagjenit përmirëson gjendjen e lëkurës në vetëm 8 javë.

Acidi hialuronik: Kur sasia e acidit hialuronik bie, lëkura bëhet e thatë, dehidratohet dhe kthehet në jo elastike.

4 vajra të mirë që mund të përdoren si krem kundër rrudhave:

Vaj Argani: Dermatologët testuan se përdorimi i tij i përditshëm përmirëson elasticitetin e lëkurës në vetëm 60 ditë. Vaji i arganit përforcon aftësinë e lëkurës për të qenë e hidratuar.

Vaj bajame: Nxit shërimin e plagëve dhe e bën lëkurën elastike. Krijon pengesë ndaj rrezeve UV me një nivel mbrojtjeje prej 4.6 SPF.

Vaj i farave të rrushit është një nga vajrat më të njohur nga kompanitë kozmetike. Përdoret si një komponent kyç i kremrave dhe maskave. Vaji përmban shumë vitamina, acide yndyrore: palmitic (ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës), stearik (mbron nga dielli), linoleik (një antioksidant i fuqishëm).

Vaji i susamit përmban 3 antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë lëkurën nga dielli dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top