Eli Fara ka shkuar për të surprizuar Ninën, 17-vjeçaren e paralizuar që tregoi se ishte një fanse e çmendur e saj. “E kam kërkuar kudo, në Facebook nuk e kam gjetur”, thotë ajo.
“Më pëlqen muzika e saj”, shprehet Nina për këngëtaren e saj të preferuar, Eli Farën. Nina nuk e di që emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 i kishte përgatitur një surprizë.
Artistja korçare e ka telefonuar Ninën duke i thënë se ka dëshirë ta takojë. Vajza nuk e di se këngëtarja ndërkohë që është duke i folur, po drejtohet për në dhomën e saj.
“Dëshira m’u realizua, nuk e prisja këtë surprizë”, shprehet ajo e emocionuar pasi përqafoi Eli Farën dhe Sidrit Bejlerin. Eli Fara i ka plotësuar dëshirën vajzës duke i kënduar edhe këngën e saj të preferuar.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.