Aktualitet

February 11, 2023 | 7:09

Surpriza për fëmijët e veçantë të shkollës “Tahir Sinani”, Fondacioni FAB mundëson pikturën masive që ndryshon pamjen përtej dritareve

Nga Orjona Tresa / Foto Vlasov Sulaj

 

Të shohësh çdo ditë varrezat apo ceremonitë mortore padyshim që nuk është një situatë fort e këndshme. Veçanërisht kur protagonistë të kësaj pamjeje bëhen disa fëmijë të veçantë, të cilët ngarkesa të tilla vizive i kanë të vështira për t’i perceptuar. Ndoshta jo për faj të fëmijëve, por në rrethana të gjendura aty për të përftuar dije dhe mbështetje, janë të destinuar të jenë “të vështruar” nga parcela mortore.

sh

Për t’u mos u dalluar nga ky shqetësim janë dhe fëmijët e tjerë të shkollës 9-vjeçare “Tahir Sinani” në Kodër-Paskuqan, të cilët prej 21 vitesh përballen me këtë panoramë që shqetëson mëngjeset dhe ditët e tyre studimore.

f1Kjo kauzë ka angazhuar Fondacionin Humanitar FAB në mbështetje të fëmijëve me aftësi ndryshe. Në klasën e tyre, dritaret që shikonin nga shtëpia e të vdekurve, u shndërruan në tavoloca gjigande. Bojëra me ngjyra dielli dhe lulesh u lëshuan mbi xhama. Një natyrë e pastër dhe e bukur u shtrua me penel para syve të tyre, duke ia ndërruar imazhin e lodhshëm dhe të frikshëm që shihej deri dje përtej. Emocionet e fëmijëve ndiheshin në portretet e tyre. Kjo ishte pritshmëria, sepse këta elementë janë të rëndësishëm në praktikën mbështetëse dhe zhvillimore të kësaj kategorie fëmijësh.

Atmosfera e krijuar solli buzëqeshje në sytë e fëmijëve më të veçantë të shkollës 9-vjeçare “Tahir Sinani” në Kodër-Paskuqan.

Fondacioni FAB do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve me aftësi ndryshe të kësaj shkolle dhe jo vetëm, për t’u bërë pjesë e botës së tyre të veçantë e të pafajshme duke i dhënë ngjyra përditshmërisë së tyre.

f9 f2 f3 f4 f f5 f6

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top