Dëshmi

May 2, 2018 | 10:52

“Të dua. Bëj zgjedhje të mira”: Djali zemërthyer, zbulon letrën që nëna e tij la para se të vdiste nga kanceri

Teksa përpiqej të vinte rregull mes sirtarësh, pas humbjes së nënës nga kanceri në kokë, djali i pikëlluar zbuloi një mesazh zemre nga nëna e tij. Mes fletëve të ditarit të saj personal, djali kuptoi se nëna e tij e ndjerë ruante mesazhe të shkruara me dorë.

1Gjeta ditarin e saj. Mendoj se ka qenë shumë e sëmurë, por ndihem aq i gëzuar që këtë ditar e kam në duart e mi” tha ai për “Reddit”.

Mesazhet, të cilat datojnë në vitin 2012, janë disa këshilla të shkruara me dorë, që nëna ka lënë për birin e saj duke i theksuar për çdo rast që të bëjë zgjedhje të mira në jetë.

Ai postoi një pjesë të veçantë të mesazhit, që shënonte datën 10 gusht 2017.

letra

Nuk e mendoja se do të vinte kaq shpejt kjo ditë, pasi mund të kisha kohë për ta shkruar këtë. Më vjen keq që kam gabuar nëse erdhi në këtë mënyrë”.

Shënimi është vijuar me një shënim përmbyllës: “Unë të dua dhe shpresoj të kesh një jetë të gjatë dhe të bekuar. Të dua mami”.
Postimi ka marrë mijëra komente në mbështetje të djalit që transmetoi pikëllimin e tij.

Pikëllimit të djalit i janë bashkëngjitur komente mbështetëse në rrjetin social ku ai postoi letrën.

“E humba atë kur isha 16 vjeç. Nuk më la asgjë veç këtij mesazhi. Akoma paguaj faturën e celularit të saj, edhe pse kanë kaluar pesë vite, kjo vetëm për të dëgjuar mesazhet zanore që ka lënë në telefon. Nëna është figura më e pazëvendësueshme në jetën tonë. Ne duhet ta çmojmë atë”, ishte mesazhi i një komentuesi në postimin e djalit.

Nëna ime u nda nga jeta shkurtin e 2017 nga kanceri në kokë. Ishte shumë prekëse. Faleminderit për postimin” shkroi dikush tjetër.

Pasi postimi i djaloshit mori shumë mbështetje nga komentuesit, përdoruesi i Reddit falënderoi secilin prej tyre.

Kam qenë i mbushur me këto ndjenja për pak dhe tani është e trishtuar t’i lexosh të gjitha këto komente dhe t’i lë emocionet të kalojnë përmes meje”, shkroi ai.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi DailyMail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top