Studim

May 2, 2018 | 9:55

Zbulohen sekretet gjenetike të trëndafilit

Merrni pak kohë dhe nuhasni aromën e trëndafilit, pastaj shkoni, pasi sipas shkencëtarëve, kjo lule aromatike në të ardhmen do të ketë aromë më të ëmbël.

Për herë të parë studiuesit kanë deshifruar “librin” e plotë gjenetik të këtyre bimëve të çmuara. Historia sekrete e trëndafilit zbulon se ai është i lidhur me luleshtrydhen më shumë se sa mendohet. Dhe pas një periudhe kohe, kjo mund të çojë në ekzistencën e trëndafilave me ngjyra dhe aroma të reja, thotë një ekip ndërkombëtar.

Harta e gjenomit të ri, e cila zgjati tetë vjet për t’u përfunduar, zbulon gjene të përfshirë në prodhimin e aromave, ngjyrës dhe jetëgjatësisë së luleve, tha Mohammed Bendahmane nga ENS de Lyon, në Lyon, Francë, i cili udhëhoqi hulumtimin.

“Ju keni këtu një libër të historisë së trëndafilit,” i tha ai BBC News.

“Një libër që na ndihmon të kuptojmë trëndafilin, historinë dhe udhëtimin e tij përmes evolucionit dhe zbutjes”.

Studimi, nga një ekip prej më shumë se 40 shkencëtarësh nga Franca, Gjermania, Kina dhe Britania e Madhe, jep një kuptim më të mirë se pse trëndafilat kanë një gamë kaq të gjerë ngjyrash dhe aromash.

Informacioni gjenetik do t’i ndihmojë mbarështuesit të zhvillojnë varietete të reja që zgjasin më gjatë ose janë më rezistentë ndaj dëmtuesve të bimëve.

Ai gjithashtu hedh dritë mbi familjen Rosaceae, e cila përmban fruta të tilla si mollë, dardhë dhe luleshtrydhe, si dhe lule zbukuruese të tilla si trëndafili.

“Trëndafili dhe luleshtrydhja janë specie shumë të afërta”, tha Dr. Bendahmane.

Lufta e Trëndafilave

Kultivimi i trëndafilave në kopshte filloi mijëra vjet më parë, ndoshta në Kinë. Gjatë periudhës romake, trëndafilat u rritën gjerësisht në Lindjen e Mesme, ku u përdorën si konfeta ose për parfume.

Në shekullin e pesëmbëdhjetë, trëndafili ishte një simbol i luftës për fronin anglez gjatë “Luftës së Trëndafilave”.

Trëndafili i bardhë përfaqësonte House of York dhe trëndafili i kuq simbolizonte House of Lancaster.

Hulumtimi është botuar në revistën Nature Genetics.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top