Ditët e fundit në rrjet, janë bërë virale videot e ushtareve ukrainase të cilat tregojnë jetën e tyre në ushtri.
Ata kanë publikuar video nga kampi teksa përgatiten me anë të disa stërvitjeve mjaft të vështira.
Ndër të tjera ata janë shprehur se edhe pse ky lloj ‘profesioni; ka rreziqet e veta, ata sërish do ta mbrojnë atdheun deri në frymën e fundit.
Meqënëse teknologjia është bërë pjesë e pandarë e jetës, ushtaret ukrainase kanë shfrytëzuar edhe rrjetet e ndryshme sociale, si “Tik-Tok” për të publikuar video nga përditshmëria e tyre në punë.
Ato kanë shprehur dashurinë për atdheun përmes videove të veshura me uniformën e tyre përkatëse.
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.