FB

February 22, 2022 | 8:30

Dr.Luada Çaushaj: Amra Medical Aesthetic & Academy, etaloni i bukurisë së Vip-ave!

Mund të jesh e bukur se të ka bërë natyra. Mund të bëhesh e bukur nëse i beson një mjeku të mirë. Pra çdo gjë e ka një zgjidhje, për t’u ndier e plotësuar nëse ke pak mungesë vetëbesimi. Ndaj mjekë të mirë dhe aparatura të prodhuara së fundmi ka në klinikën Amra Medical Academy. Aty profesionistët bëjnë mrekullinë e radhës. Mund të marrësh një trajtim modest sepse për aq ke nevojë, por mund t’i futesh dhe një ndërhyrjeje të thelluar për të korrigjuar atë çka nuk shkoi mirë gjatë prodhimit natyral.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Tek qendra Amra Medical Academy mund të marrësh buzëqeshjen e munguar, ca elegancë më tepër dhe jo pak hijeshi e cila ka qenë e kursyer nga prodhuesi, gjë që me siguri do të ndikojë edhe në sjelljen tuaj të mëpasme. Dhe jo vetëm kaq. Kjo akademi mjekësore nuk ka për qëllim ta mbajë për vete teknologjinë e të bërit të bukur, ndaj me shumë pasion kërkon ta përçojë atë edhe në brezat pasardhës. Për një mjek estetist do të ketë nevojë gjithmonë, sepse dhe vetë njeriu sado i bukur të jetë kërkon të shkojë në një stad të ri, më të avancuar, pse jo drejt përsosmërisë. Pra për të qenë më i bukuri ndër të bukurit. Dhe kjo e ka specialistin e saj…

…Jetojmë me nocionin se e bukura është më e mira e mundshme. Një gjë e tillë të jep mundësinë të jesh e pranishme kudo, pasi ke dhe mundësinë estetike për të qenë gjithkund. Pra e rëndësishme është të jesh e bukur. Por a është kjo vërtet kaq e rëndësishme sa e mendojmë? Në fakt, po, sepse edhe fëmijët tërhiqen nga fytyra estetikisht të këndshme, në krahasim me ato jo tërheqëse dhe asimetrike. Dhe kur themi fëmijët, imagjinoni të rriturit. Por mund të themi se kur e bukura bart me vete edhe mirësinë, kjo gjendje reflekton pozitivitet në raport familjar, shoqëror dhe profesional.

Doktoreshë Luada Çaushaj është shembulli në fjalë, një profesioniste e realizuar, por edhe të qenit një grua që sekretin në pasjen e suksesit, e ka nga rezultatet në përgatitjen, punën e madhe dhe mësimin nga dështimet e vogla. Shënon 6 vite në përvojën e saj si mjeke estetiste. Ndërsa në këtë sipërmarrje gjithnjë e në rritje, përqendrimi, disiplina, kurajo për të ecur në sfidat e profesionit, e kanë bërë të jetë e preferuara e VIP-ave, dhe jo vetëm.

Me specializime dhe certifikime nga mastera me famë ndërkombëtare në fushën e dermo-estetikës, doktoreshë Luada sjell në Amra Medical Academy teknikat më të reja dhe më të kërkuara, të cilat kurojnë VIP-at nëpër botë. Kjo teknikë i ka ndryshuar jetën shumë vajzave dhe grave shqiptare që zgjedhin të kurojnë pamjen e tyre, pa qenë nevoja të udhëtojnë shumë larg kufijve. Doktoresha ofron ekskluzivisht teknikën ruse për trajtimin me filler, apo siç njihen ndryshe buzët ruse. Ky shërbim i veçantë bën të gjitha konturimet e fytyrës pa lëvizur nga forma, struktura apo fizionomia, duke përmbushur natyrisht dhe dëshirën e klientes.

Por jo vetëm buzët ruse janë shërbimi më i kërkuar për momentin. Po kaq vëmendje dhe interes ka për vetullat microblading, për lazerin për fytyrën CO2 / N dhe atë Alexandrit për trupin e plotë, të cilat realizohen në komoditetin e një qendre të madhe estetike si Amra Medical Academy. Pikërisht në këtë qendër estetike klienti trajtohet si në pëllëmbë të dorës. Jo rastësisht shumica e VIPve shqiptarë zgjedhin Amrën si etaloni i bukurisë së tyre.

Russian lips – Cilat janë “Buzët Ruse”?

Kjo teknikë specifike krijon buzë në formë të zemrës me më shumë vëllim afër qendrës, ashtu si një kukull ruse. Ka tendencë të ngrejë buzën sesa të shtojë vëllim të tepërt, kështu që është ideale për ato vajza që kërkojnë një fund natyral e buzë të ëmbla e sensuale. Ju gjithashtu do të vini re një pamje tërësisht më të sheshtë, pasi lartësia është qëllimi, në vend se volumi brenda. (Edhe pse të dyja mund të arrihen nëse kjo është ajo që ju dëshironi!)

Teknika kërkon prekjen e një mjeku artist kështu që është edhe më e rëndësishme të gjesh një injektor të besueshëm. Për këtë, trajnimi me masteren ruse Katerina V. ishte një sukses që shënoi suksesin e radhës për doktoreshën, pasi ishte teknikë që u ofrua ekskluzivisht prej saj. Përpos kësaj shumë materiale (webinare) nga mjekë të famshëm rusë si Toma , Sida, etj., e bënë ta ketë si As-in e klinikës së saj, duke krijuar krejt tjetër gjë në modelimin e buzëve.

Dermal Fillers

Zakonisht të përbëra nga acidi hialuronik, mbushen rrudhat dhe shtohet vëllim në indet e buta. Klientja mund të modelojë në pjesë të ndryshme të fytyrës: rreth syrit, mjekër, mollëza, gojës dhe vijës së nofullës, duke bërë një konturim dhe theksim të saj, pasi dihet theksimi i “jawline” ka qenë dhe trend i këtij viti.

Injektimi Botox

Toksina botulinike ndryshe Botox, injektuar në doza të lejueshme, eliminon rrudhat e mimikës, të cilat krijohen nga kontraktimi i muskujve, të cilët vënë në lëvizje edhe lëkurën përreth. Gjatë periudhës që muskujt janë nën efektin e Botox, ata qëndrojnë të relaksuar duke mos lejuar krijimin e rrudhave në lëkurë dhe duke favorizuar edukimin e muskulaturës. Efektet e injektimit me Botox zgjasin deri në 4-6 muaj. Ky shërbim gjithashtu është bërë tepër i kërkuar për çdo moshë e gjini.

LASER by Amra

Teknologji e vitit 2020 me një super fuqi 1200 wat, LASER 3 në 1, Aleksandrit + Diode + Yag. Pa dhimbje falë kokës së akullt që nuk lejon perceptimin e dhimbjes, ka qenë zgjidhja efektive që klinika ka zgjedhur për klientët që duan të bëjnë epilimin e përhershëm! Me një super ofertë të sezonit kanë qenë të shumta vajzat dhe zonjat që zgjedhje të tyre patën Amra Medical! Nga 310€ vetëm në 150€ full body për seancë. Nevojiten 6-8 seanca dhe rezultatet janë të garantuara. Staf i trajnuar nga FOTONA laser, kompani e themeluar qysh në 1964 dhe lider në Europë në klinikat më të famshme. Çdo gjë në detaje që nga higjiena e deri te konsultat para, dhe këshillimi pas për super efekte, pa qime e lëkurë të butë si kurrë më parë.

Laser Tatto Removal

Heqja e tatuazheve me laser, shërbim më efektiv, i cili ndihmon të penduarit për eliminimin shpeshherë të vetullave të bëra keq. Duke përdorur laser prishen grimcat e bojës në tatuazh përmes impulseve të dritës me intensitet të lartë, pa shkaktuar ndonjë dëmtim të shtresave të lëkurës. Boja e prishur pastaj përthithet nga trupi, duke imituar zbehjen natyrale, e cila kërkon kohë ose ekspozim në diell.

capture4

Trupi sa më i shëndetshëm, i lagësht dhe i relaksuar është, aq më lehtë sistemi i imunitetit do të eliminojë këto grimca të vogla të pigmentit. Në pak seanca klinika Amra Medical Academy kryen fshirjen e tatuazheve pa dëmtuar lëkurën, pasi sigurisht dhe laseri i zgjedhur është ndër më të mirët në botë! Proceduara zgjat pak minuta dhe ju arrini t’i merrni rezultatet në çast. Përpos laserit doktoresha është PHIREMOVAL Teknike e certifikuar, pjesë e Akademisë së BRANKO BABIC – e cila bën fshirjen e tatuazheve ose punimeve të bëra keq nëpërmjet acidit glukoik.

Hollywood Peel Karboni është e përshtatshme për shumicën e llojeve të lëkurës dhe është ideale për:

  • Eliminimin e yndyrës së tepërt
  • Minimizimin e poreve të zgjeruara
  • Ndihmon dëmtimin e pigmentit dhe hiperpigmentimit
  • Eliminimin e vijave të holla dhe rrudhave të imta
  • Eliminon qelizat e vdekura të cilat gjenden në lëkurë
  • Reduktimin e puçrrave aktive dhe shenjave të akneve

Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim rigjenerues të lëkurës për ta bërë atë të duket gati për qilimin e kuq të Hollivudit, atëherë trajtimi me laser karboni është padyshim për ju!

Microblading, MICROBLADING + shading dhe i gjithë make up-i permanent (penel ose konturi i buzës) është gjithashtu tepër i kërkuar. Klinika është zgjedhur si më e mira në Shqipëri midis shumë artisteve të tjera në realizimin e vetullave microblading. Microblading është një procedurë pa dhimbje, e cila bëhet me gjilpërë sterile me pigmente phibrows, që zgjat 1-3 vjet. Është një lehtësi e madhe për vajzat që kanë probleme me pamjen e tyre dhe ato që duan një vetull sa më perfekte në çdo kohë, 24 orë në 24. Një garanci më tepër është se dhe për këtë procedurë gjatë gjithë kohës merren trajnimet dhe teknikat më të fundit dhe Luada është e certifikuar nga akademia më e madhe PHIacademy si Phibrows Artist, duke qenë kështu në hartën e artisteve phibrows në botë.

DERMAPEN 4: Klinika Amra Medical Academy është klinikë e autorizuar nga Dermapen Word për kryerjen e procedurës microneeding. Dermapen 4 përcakton standardin më të lartë që ofron mikroneedling, duke e bërë atë më të fundit të avancuar dhe inovative me besim të patejkalueshëm, shërbim dhe rezultate të jashtëzakonshme të pacientit. Indikohet në pacientë me shenja aknesh, hiperpigmentime, shenja (cikatrice), anti age i përsosur e shumë funksione sipas protokolleve të posaçme të Dermapen 4.

Prp- plazma me injektim ose me Dermapen 4 është gjithashtu një shërbim elitar i klinikës. E kombinuar me vitamina, aminoacide ose acid hialuronik është zgjidhja e shumë femrave me probleme të lëkurës ose të rënies së flokëve. Në disa seanca arrihen rezultate dhe shihen ndryshime duke qenë se plazma përmban “faktorin rigjenerues” aq i nevojshëm për lëkurën e çdo proces tjetër!

Foxy eyes- sytë e tërhequr

Edhe pse në fakt, ai ka një emër zyrtar mjekësor – blefaroplastikë. “Foxy Eyes” mund të themi që gjithashtu ka qenë tepër e kërkuar, duke qenë se Amra Medical Academy ka qenë ndër të parat që ka nisur ta ushtrojë në Shqipëri (2017) trajnim me doktorin indian Rayat Bajantari, më pas në vitin 2019 trajnim me Dr.Ghofran, trajnim i avancuar për çdo threads dhe lifting, sigurisht me fije të posaçme, të cilat vendosen nën lëkurë, duke bërë tërheqjen pa dhimbje në pak minuta. Ky trend i bukurisë ka fituar një popullaritet të madh me paraqitjen e supermodeles 23-vjeçare Bella Hadid, e cila kohët e fundit u emërua gruaja më e bukur në botë. Karakteristikat e saj janë sa më afër përsosjes së mundshme – ky është përfundimi i kirurgut plastik anglez, Julian De Silva, i cili krahasoi fotot e modeles me formulën e zakonshme në artin e seksionit të Artë.

Formula e zakonshme ne artin e mjekësisë estetike është primare për doktoreshën e Amra Medical Academy, e cila në çdo procedurë mjekësore preferon të bëjë matjet e ti nxjerrë sipas proporcioneve të arta Phi. Por fijet nuk përdoren vetëm në tërheqjen e syve, ato gjejnë përdorim në gjithë fytyrën, duke bërë lifting jo kirurgjikal për t’u dukur sa më e re dhe e freskët.

Trajtimet e fytyrës të cilat kryhen nga stafi i Amra Medical Academy mund të themi që çdo vit e më shumë kanë ardhur në rritje. Pasi femrat përpos një lëkure të bukur duan një lëkurë të pastër e të shëndetshme. Produkte premium Casmara beauty plan, për çdo tipologji lëkure me protokolle, trajtime me qeliza staminale, linjat vaghegi për lifting , sigurisht që kanë qenë një zgjedhje e duhur pasi përpos stafit absolutisht të trajnuar edhe produktet ndihmojnë në arritjen e rezultateve të tilla: Përpos punimit me dorë, klinika përdor dhe hydrafacialin në çdo trajtim të thellë të lëkurës.

Fractional CO2 laser

Kujdesi për lëkurën me aparaturat më të fundit, Laser Co2 për gjithë fytyrën i cili trajton shenjat e akneve, njollat e diellit, melazmat dhe arrin të zhdukë rrudhat e imta dhe t’i zbusë ato më të thella. Me vetëm 200€ seanca gjatë dhjetorit (50% ulje) nga 400€ çmimi standard: me një seancë ju shikoni menjëherë ndryshimet dhe prekni lëkurën që keni dashur përherë!

Hifu për fytyrën dhe vaginal

Ekografia e përqendruar me intensitet të lartë (HIFU) facial është një trajtim relativisht i ri kozmetik për shtrëngimin e lëkurës që disa e konsiderojnë një trajtim joinvaziv dhe pa dhimbje për lifting të fytyrës. Ai përdor energji ultratinguj për të inkurajuar prodhimin e kolagjenit, i cili jep një lëkurë më të fortë.

Hifu vaginal- të mira për shëndetin e vaginës:

  • Boshti Vaginal në linjë solide
  • Integriteti i mukozës
  • Rugae
  • Lubrifikimi i vaginës Indikohet më së shumti:
  • Shtrëngimi vaginal hironik
  • Zgjidhje optimale për jetën e shëndetshme të grave në zonën intime
  • Thatësi vaginale dhe infeksione të përsëritura
  • Post Menopauza
  • Rehabilitimi pas lindjes

Amra Medical Academy

Për të gjithë të interesuarat që duan të perfeksionohen në profesionin e estetikës, doktoreshë Luada Çaushaj ofron kurse trajnimi vetëm për profesionistët mjekësorë, për microblading, për shërbimet e fytyrës me fillers, aplikime të botoksit në zonat e rrezikshme, i cili realizohet, 7 ditë trajnimi i vetullave, 4 ditë i fillersave. Kurset shoqërohen me certifikatë pjesëmarrjeje.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top