FB

December 17, 2022 | 7:07

Të gjesh vetveten të mjafton sikur ke gjetur gjithë botën dhe nuk ke nevojë për konfirmimet e të tjerëve!

 

Njeriu i dorëzohet dritës brenda vetes së vet, vetes së vet më të lartë. Dorëzim i plotë dhe me dashuri është i nevojshëm. Ti i dorëzohesh asaj pjese të përjetshme brenda teje, të lashtë, pa fillim dhe pa fund. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Është një gjë që njerëzit nuk e dinë. Unë e zbulova këtë gjatë hetimit të thellë. Kur vetërealizohemi, ne nuk zbulojmë ndonjë gjë të re përveç vetes tonë. Prandaj quhet “Vetë-realizim [zbulim]”, ose Zot-realizim”. Janë e njëjta gjë.  Irina Tëeedie (20th century Russian-Sufi mystic)

arta-llana-psikologe-klinike

Arta Llana, psikologe klinike

Një e vërtetë kaq e bukur që të fton për reflektim, meditim, ndryshim. Të gjesh vetveten të mjafton sikur ke gjetur gjithë botën dhe nuk ke nevojë për konfirmimet e të tjerëve. Është një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të përjetojë çdo individ gjatë jetës së tij. Mund të thuhet pa frikë se është suksesi më i madh në jetë.

Në psikologji Maslow e ka sjellë të analizuar si majën e piramidës, ku e quan vetë-realizim, ku përtej kësaj një individ nuk ka çfarë të kërkojë më tepër, por fatkeqësisht shumë pak veta e arrijnë gjatë jetës.

b-1

Pse ndodh kjo?

Sepse shpesh bëhet e vështirë për shkak të dinamikës së jetës, të rrethanave, të situatave, të ngarkesës që kemi  në përditshmërinë tonë, për shkak të egos e cila kërkon të ruajë pozitën e saj, për shkak të kulturës ku jemi rritur, etj., etj., dhe jeta kalon pa shfrytëzuar potencialin e vërtetë, pa u bërë ata që ishim programuar të bëheshim. Një faktor tjetër ndikues e ka zanafillën që në shkollë, ku synohet robotizimi me dije të përgjithshme, të cilat në më të shumtën e rasteve janë ujëra informacionesh që nuk të hyjnë kurrë në punë gjatë jetës.

Është një temë me spektër shumë të gjerë, sidomos për vitet që jetojmë, ku gjerat zhvillohen me shpejtësi të madhe, duke të marrë angazhim dhe energji.

Pikërisht kjo gjë i tremb njerëzit, e sidomos të rinjtë, dhe i detyron të ndjekin një rrugë më të shkurtër, e cila për momentin të largon nga stresi. Mund të jetë fitimprurëse, por nuk të çon asnjëherë drejt vetvetes, gjë që është bërthama e destinacionit, drejt të qenit unik dhe i papërsëritshëm.

Jemi shumë të ndryshëm dhe kjo është shumë e bukur! Ndaj është e rëndësishme të ndjekësh ëndrrën tënde. Është e vetmja rrugë që të çon drejt vetes tënde, drejt plotësimit të shpirtit. Është njësoj si “rruga drejt shtëpisë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top