FB

December 17, 2022 | 7:10

A ekziston vërtet Santa Claus?

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Me afrimin e festave, dëgjoj shpesh prindërit të pyesin nëse është një ide e mirë që fëmija i tyre të besojë te Santa Claus. “A do të jetë i zhgënjyer?”, “A do të ndihet i mashtruar?” Dhe nga ana tjetër, sa e saktë është të ruash besimin te Babagjyshi dhe në të njëjtën kohë të mësosh fëmijën të mos gënjejë.

h

Disa studime kanë treguar se shumica e fëmijëve zbulojnë të vërtetën për Santa Claus rreth moshës 6 ose 7 vjeç. Sipas Piaget, arsyeja që ndodh atëherë është kalimi i fëmijës nga “faza parakonceptuale” e zhvillimit, ku fëmijët nuk janë në gjendje të dallojnë realitetin nga fantazia, në fazën e “proceseve konkrete logjike” që i lejon ata të bëjnë arsyetim logjik për botën.

Kjo është një mënyrë “magjike” e të menduarit që e dimë se dominon këtë fazë të veçantë të zhvillimit. Kur vjen momenti kur fëmija pyet se kush fshihet poshtë uniformës, nuk kemi nevojë të këmbëngulim për gënjeshtrën, duke fyer inteligjencën e tij, por as nuk paraqesim të vërtetën e ftohtë të të rriturve, duke thënë një jo të thatë dhe duke rrafshuar imagjinatën e tij. Ajo që mund të bëjmë është ta lëmë fëmijën të çuditet dhe të kërkojë vetë “sekretin e madh”.

Nëse vëzhgojmë fëmijën do të konstatojmë se rreth orës 8 ose 9 “të menduarit magjik” gradualisht do të tërhiqet duke lënë hapësirë për një mënyrë të menduari më logjiko-analitike. Gjatë kësaj periudhe do të vërejmë se fëmijët fillojnë të pyesin veten “Si i’a del Babagjyshi të vizitojë të gjitha shtëpitë në një natë?” apo “Si futet babagjyshi i shëndoshë në oxhak? “, “Si fluturon renë?” etj.

Ne mund ta “shfrytëzojmë” shumë mirë historinë e Santa Claus duke e përdorur atë për t’u mësuar fëmijëve tanë vlerat dhe parimet. Santa Claus nuk është një gënjeshtër – në kuptimin e zakonshëm – por një figurë mitike, si shumë të tjera, analoge me mitet e lashta dhe përrallat për fëmijë, që i ndihmon fëmijët të aktivizojnë aspekte të ndryshme të botës së tyre të brendshme dhe ndjenjat/emocionet e tyre në diçka që i përket botës së jashtme dhe, duke e bërë këtë, t’i bëjë ata më të prekshëm e të kuptueshëm.

Nëpërmjet këtij qëndrimi ai përfaqëson si simbol dashurinë, shqetësimin, mirëkuptimin dhe bujarinë.

Le t’i lëmë fëmijët të përjetojnë pritjen e gjyshit mirëdashës. Për sa kohë ka shpresë, ekziston edhe mundësia për të ëndërruar “të pamundurën”.

Përveç kësaj, kush tha se nuk ka Santa Claus?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top